BallinaAktualitetIndia tmerrohet pas pamjeve nga spitalet: Kufomat dhe pacientët me Covid, shtrirë...

India tmerrohet pas pamjeve nga spitalet: Kufomat dhe pacientët me Covid, shtrirë në një sallë

Pamjet që tregojnë gjysmë duzinë trupash të vdekur të shtrirë në shtretër pranë pacientëve Covid-19 në spital, kanë tmerruar Indinë dhe kanë ekspozuar sesi sistemi shëndetësor i vendit po lufton, në disa zona, për të përballuar gjatë pandemisë.

Pamjet nga spitali Sion në Mumbai treguan kufomat, të mbështjella me qese të zeza, të shtrirë pranë pacientëve që i nënshtroheshin trajtimit.

Pamjet provokuan zemërim publik dhei bënë jehonë frikës së shprehur nga shumë indianë se disa shtete mund të mposhteshin nëse kishte rritje të rasteve. Shifrat zyrtare të vendit me Covid-19 mbeten të ulëta në krahasim me shkallën e pandemisë në Evropë dhe SHBA, dhe duke pasur parasysh popullsinë e Indisë.

Drejtori i spitalit, Pramod Ingale, fajësoi familjet e të vdekurve që nuk kishin marrë kufomat e të dashurve të tyre dhe tha se kufomat kishin mbetur në repart sepse morgu ishte plot.  Ingale tha se rregullat nuk ishin të qarta në lidhje me atë që duhet të bënte spitali me trupat. Rregulloret tregojnë se trupi i një pacienti Covid-19 duhet të hiqet 30 minuta pasi të shpallet i vdekur. Ingale u shkarkua më pas.

Drejtori i ri, Dr. Ramesh Bharmal, i tha Guardian se “gjëra të tilla nuk do të ndodhin më”. “Thelbësorja e problemit është edukimi i familjeve të pacientit. Nëse një pacient bëhet rëndë, ne i marrim të afërmit mënjanë dhe i këshillojmë që të mos tremben. Kjo është një çështje sociale. Njerëzit duhet të edukohen për sëmundjen dhe se si është e sigurt të merret trupi dhe të kryhen ritet e fundit. Ne do të duhet t’i edukojmë ata, “tha ai.

Bharmal tha se nëse familjet nuk pranonin të merrnin të vdekurit e tyre, zyrtarët e spitalit do të shkonin në shtëpitë e tyre për të shpjeguar se si ata mund të kryejnë një varrim të sigurt dhe, nëse është nevoja, t’u ofronin atyre kostume mbrojtëse për funeralin.

India ka 67,1152 raste dhe 2,206 vdekje nga 11 maji.

 

nitesh rane

@NiteshNRane

In Sion hospital..patients r sleeping next to dead bodies!!!
This is the extreme..what kind of administration is this!
Very very shameful!! @mybmc

Embedded video

4,051 people are talking about this

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular