BallinaAktualitetPrekja e pensioneve dhe pagave, qeveria bën sondazh online me qytetarët: A...

Prekja e pensioneve dhe pagave, qeveria bën sondazh online me qytetarët: A jeni dakord që…

Qeveria shqiptare kërkon mendimin e shqiptarëve në lidhje me masat e marra kundër koronavirusit.

Ndërsa vendi po shkon drejt hapjes, një email i dërguar nga platforma e qeverisjes synon të bëjë një sondazh online për të kuptuar më qartësisht se çfarë mendojnë qytetarët.

Sondazhi pyet nëse kryeministri Edi Rama ka marrë vendimet e duhura për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID19 apo vlerësimi për vendimin e qeverisë për të mos prekur pagat e administratës dhe pensionet.

Teksti hyrës i sondazhit:

Shqipëria ia ka dalë mbanë me faqe të bardhë deri këtu, në përballjen me një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohërave moderne, pandeminë e COVID19.

Kjo fazë e luftës kundër pandemisë nuk do mund të fitohej pa masat e forta të marra shpejt dhe pa mbështetjen e madhe të qytetarëve në zbatimin e tyre deri në mbylljen me sukses të Fazës 1.

Vendosmëria jonë e përbashkët, shmangu një tragjedi të ngjashme me Italinë mike dhe fqinje, e me vende të tjera shumë më të fuqishme se Shqipëria. Por lufta vazhdon dhe që ta fitojmë edhe Fazën 2, siç fituam Fazën 1, ne duhet të vazhdojmë të jemi të bashkuar.

Marrja e opinionit tuaj sot mbi çfarë kemi bërë së bashku deri këtu, ka një vlerë të çmuar për të formësuar vendimet e vështira që duhen marrë më tej dhe për të ndihmuar sa më mirë njëri-tjetrin.

Mirënjohje,

Platforma e Bashkëqeverisjes kundër COVID19

Nëntë pyetjet e sondazhit:

  1. A jeni dakord që mbrojtja e shëndetit duhet të ketë përparësi mbi shqetësimet ekonomike në muajt në vijim?
  2. A jeni dakord që vendimi i mbylljes së kufijve dhe mbyllja e plotë në fillim të marsit, ishin baza e rezultatit deri tani të shkëlqyer kundër COVID19?
  3. A jeni dakord me masat shtrënguese që u përdorën gjatë Fazës 1 në të gjithë vendin?
  4. A jeni dakord me 2 paketat ekonomike të qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset gjatë Fazës 1?
  5. A jeni dakord me ndihmën me bluza të bardha që kryeministri Edi Rama i dërgoi Italisë?
  6. A jeni dakord me vendimin e qeverisë për të mos prekur pagat e administratës dhe pensionet suplementare pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ekonomike që krijoi pandemia?
  7. A jeni dakord me opinionin se puna e sistemit shëndetësor kundër COVID19, i ka kaluar pozitivisht të gjitha pritshmëritë deri tani?
  8. A jeni përgjithësisht dakord me menaxhimin që qeveria i ka bërë deri tani krizës së shkaktuar nga COVID19?
  9. A jeni përgjithësisht dakord që kryeministri Edi Rama ka marrë vendimet e duhura për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID19?
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular