BallinaOP EDSa pak gjëra duhen bërë që të lulëzosh dhe të shkosh nga...

Sa pak gjëra duhen bërë që të lulëzosh dhe të shkosh nga e mbara, vendi im!

spot_img
spot_img

Nga Silvana BEGAJ

Kur flasim për zhvillimin e një vendi radhisim pikat e tij të forta, pasuritë që mund t’i shfrytëzojmë. Vendi ynë është një vend i bekuar nga Zoti, ka katër stinë, toka pjellore, diell në pjesën më të madhe të vitit, ujë… përveç pasurive të tjera dhe asaj natyrore. Prej vitesh është diskutuar e ridiskutuar bujqësia. Bujqësia është një prej pikave më të forta të vendit tonë e cila do zhvillonte fshatrat e varfër, zonat e braktisura dhe ekonominë në tërësi.

Një prej premtimeve elektorale të çdo partie që ka marrë qeverisjen ka qenë pikërisht: Zhvillimi i Bujqësisë. U krijuan fonde për t’iu dhënë një dorë fermerëve të investonin dhe të zhvillonin tokat e tyre. Disa përfituan nga ky fond e disa investuan nga kursimet e tyre. Por një përmbytje e vogël, ca për paaftësinë e pushtetit lokal dhe ca për arsye të tjera u bë e madhe dhe prishi gjithë prodhimin e fshatarëve. Askush nuk mbajti përgjegjësi.

Ata që i mbijetuan kësaj humbje vazhduan me shpresë.

Përfundimi: Tregu ynë është i tejmbushur me perime të ardhura kryesisht nga Maqedonia. Prodhimet e vendit tonë i shesin fshatarët në rrugë me një çmim qesharak dhe pjesën tjetër e hedhin sepse nuk ka treg.

Mos u mërzisni! Bujqësia do të jetë përsëri temë në zgjedhjet e ardhshme! Të paktën kështu mendova unë derisa dëgjova projektin e rëndësishëm: Canabis Medicinal!

Sigurisht, kjo do të sjelli një hop në ekonomi. Më shumë njerëz të angazhuar, pra të punësuar. Do rritet eksporti i cili do të sjell më shumë të ardhura, etj…

Por unë kam disa pyetje:

A e dini ju që fshatrat tona edhe nëse ka prodhim me treg të sigurt nuk kanë logjistikë? Nuk ka shkollë për fëmijët e atyre që do punojnë, nuk ka rrugë, shpesh nuk ka dhe ujë dhe drita.
A e dini ju që ne si shtet kemi pak si ‘biografi të keqe’ kur përmendet droga?
A e dini ju që ky është një projekt që do kërkon një mbikqyrje të rreptë të shtetit? (Me atë nivel korrupsioni unë dyshoj se mund do ta ketë këtë kontroll).
A e dini ju që ky ‘projekt’ ka shumë mundësi të sjelli të ardhura vetëm për ata që sjell gjithmonë?
E nëse vetë shteti ka një vit që po përpiqet të finalizojë këtë projekt zhvillimi, mund të harxhonte të paktën një muaj për të hapur treg për prodhimet bio të Shqipërisë.
Se ju e dini, që tokat tona prodhojnë domate, kastraveca, speca, ullinj, portokalle, pjepra, arra, lajthi etj me një shije që shumë pak vende i kanë.
A nuk do ishim sot aq të përfolur sa Greqia e cila punëson dhe mban me mijëra emigrantë shqiptarë dhe të huaj me anë të bujqësisë?
I dashur vendi im! Sa pak gjëra duhen bërë që të lulëzosh dhe të shkosh nga e mbara!#shperndaje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular