BallinaAktualitet"Tenderi 120 mijë euro i paracaktuar", Zhupa: Veliaj pozon i lumtur me...

“Tenderi 120 mijë euro i paracaktuar”, Zhupa: Veliaj pozon i lumtur me Ermal Bushi dhe bashkëshorten e drejtorit të UKT

Nga Ina Zhupa

Veliaj pozon i lumtur me administratorin e Mare Services sh.p.k Ermal Bushi dhe bashkëshorten e Redi Mollës drejtor i UKT, duke treguar që dhënia e tenderit 120 mije euro ishte e paracaktuar dhe shkelja e kritereve ligjore kishte rrënjë të thella nepotike.

Ditën e premte me fakte dhe dokumenta denoncova se si kompania e Ermal Bushit ndryshoi disa ditë para aktivitetin e kompanise së tij duke shtuar edhe materialet shëndetesore, me porosi për tenderin që do merrte pak ditë më vonë nga Bashkia Tiranë. (Link) https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/3779222092149169/

Edhe vertet pak dite më vonë, Veliaj me negocim pa shpallje, i jep 120 mije euro Ermal Bushit të Mare Services sh.p.k për materiale mjekesore për tu mbrojtur nga Covid 19, duke shkelur edhe kriteret teknike që të kishte 3 vjet eksperiencë.

Mesa duket miqësia e përbashket me Redi Mollën, drejtorin e famshëm të UKT, që jep rroga në emer të Veliajt për të blere mediat, ka ndikuar që Bushi ta kishte rrugën e lehtë drejt parasë publike.

Tenderat e Veliajt janë modeli se si abuzohet me fondet publike, për të bërë qoka dhe për tu pasuruar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular