BallinaKronikeSponsorët e Serisë A, sa vlejnë fanellat. Ja lista e kontratave të...

Sponsorët e Serisë A, sa vlejnë fanellat. Ja lista e kontratave të klubeve…

Sezoni 2020/21 do të sjellë edhe partnerë të rinj teknikë në Serinë A. Shumë klube do të rinovojnë marrëveshjet me sponsorët aktualë, të tjerë po përgatiten t’i ndryshojnë ata. Po sa vlen sot tregu i sponsorëve teknikë në Serinë A?

Gazzeta dello Sport publikoi një listë të kontratave të klubeve të Serisë A me sponsorët e tyre. Shifra totale është 110 milionë euro në vit; 51 milionë euro është vlera e marrëveshjes mes Juventus dhe Adidas, në fuqi të paktën deri në vitin 2027.

Me mjaft diferencë, në vend të dytë, renditet marrëveshja e Milan me kompaninë gjermane të veshjeve sportive Puma, me 15 milionë euro në vit (shumë më pak krahasuar me 27 milionë euro në vit që fitonte nga marrëveshja e lidhur me Adidas më parë). Në vend të tretë marrëveshja mes Inter dhe kompanisë amerikane Nike (10 milionë plus të drejtat e retail & licensing) deri në vitin 2024.

Top 5 mbyllet me Napolin (4) i cili falë marrëveshjes me Kappa fiton 8 milionë euro në vit. Afati i marrëveshjes është deri në vitin 2022, me synimin për ta rinovuar. Marrëveshja Roma – Nike renditet e pesta, me 5 milionë euro në vit.

Vlera e fanellave të Serisë A- Macron, 6 marrëveshje

Këtë sezon, dy klube do të ndryshojnë sponsorët. Fiorentina do të përfundojë marrëveshjen me Le Cog Sportif dhe do të nënshkruajë një të re me Kappa. Sampdoria do të përfundojë marrëveshjen me kompaninë spanjolle Joma dhe do të nënshkruajë një të re me Macron. Ky mund të jetë klubi i shtatë për kompaninë bolonjeze, që bashkëpunon me Bologna (nga 2001, pritet rinovimi), Cagliari, Udinese, Verona dhe Spal.

Pas Macron, është Kappa, sponsor i klubeve të Genoa, Sassuolo, Brescia dhe Fiorentina. Joma është sponsor i Atalanta-s dhe Torino-s ndërsa Parma është mjaft e lidhur me Errea. Është interesant rasti i Lecce-s, që ka krijuar markën e vet “M 908”, emër i krijuar për t’i bërë homazh vitit të themelimit. Ccdo tifozi i është dhuruar një bluzë. /monitor

Vlera e fanellave të Serisë A – marrëveshjet

Kjo është lista e plotë e marrëveshjeve mes sponsorëve dhe klubeve, me shifra dhe afate

  • ATALANTA – JOMA; 2,5 milionë; 2017/2024
  • BOLOGNA – MACRON; 1,5 milionë; 2001/2023
  • BRESCIA – KAPPA; 0,6 milionë; 2019/2025
  • CAGLIARI – MACRON; 1,5 milionë; 2016/2023
  • GENOA – KAPPA; 1,5 milionë; 2019/2025
  • FIORENTINA – LE COQ SPORTIF; 2,5 milionë; 2016/2020
  • INTER – NIKE; 10 milionë; 1998/2024
  • JUVENTUS – ADIDAS; 51 milionë; 2015/2027
  • LAZIO – MACRON; 3,5 milionë; 2012/2022
  • MILAN – PUMA; 15 milionë; 2018/2023
  • NAPOLI – KAPPA; 8 milionë; 2015/2022
  • PARMA – ERREA; 0,85 milionë; 2006/2025
  • ROMA – NIKE; 5 milionë; 2014/2024
  • SASSUOLO – KAPPA; 0,6 milionë; 2015/2021
  • SAMPDORIA – JOMA; 1,7 milionë; 2015/2020
  • SPAL – MACRON; 0,6 milionë; 2017/2021
  • TORINO – JOMA; 2 milionë; 2019/2024
  • UDINESE – MACRON; 1,3 milionë; 2018/2024
  • VERONA – MACRON; 1,2 milionë; 2018-2023
  • LECCE – M908; marka e vet që nga viti 2018
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular