BallinaBotaVentilatorët që Rusia i dhuroi Italisë kanë vrarë 6 persona

Ventilatorët që Rusia i dhuroi Italisë kanë vrarë 6 persona

Rasti i parë u regjistrua të shtunën e shkuar në Moskë. Një i sëmurë me Covid-19 ishte vendosur në ventilator kur papritur pajisja nisi të mbinxehej. Ventilatori merr flakë dhe e vret pacientin. Sipas Corriere della Sera, lajmi nuk përhapet për të mos krijuar alarm.

Por të hënën, tragjedia përsëritet në orën 6 të mëngjesit në një spital në Shën Petersburg. Pesë persona janë të intubuar në ventilatorë dhe ja ku vjen sërish flaka e tmerrshme.

Të gjithë u dogjën të gjallë. Tym, ulërima, panik.

Ventilatorët që po shpërthejnë në flakë janë Aventa-M, pikërisht ato që presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar Italisë. Gazeta Corriere shkruan se janë 150 pajisje në total. Ndërsa Rusia ka ndaluar përdorimin e tyre, në Itali akoma nuk ka asnjë sinjal se si do veprohet.

Në një spital ku ndodhen këto pajisje në Milano thonë se nuk i kanë përdorur. “Kemi pasur mjaftueshëm të tjerë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular