BallinaAktualitetBasha: Teatri, vija e kuqe. Çdo hap para për prishje është një...

Basha: Teatri, vija e kuqe. Çdo hap para për prishje është një akt i pastër lufte. Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot tek artistët pranë Teatrit Kombëtar nga ku ka deklaruar se çdo hap para për prishjen e tij është një akt i pastër lufte.

“Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar për të vjedhur këtë pasuri, për të shkatërruar. Edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Aleanca dhe qytetarët janë përballur me dhunë ndërkohë që është diçka që i takon të gjithë qytetarëve. Çdo hap përpara për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve. I bëj thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës, të djathtëve e të majtëve.
Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek qendrat tregtare të oligarkëve dhe krimit të organizuar. Teatri është vija e kuqe”, theksoi Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular