BallinaAktualitetEMRI+FOTO/I vunë eksploziv dy herë, vdes stomatologu i njohur

EMRI+FOTO/I vunë eksploziv dy herë, vdes stomatologu i njohur

spot_img
spot_img

Mjeku stomatolog Arlind Lala ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në moshën 36-vjeçare. Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda konfirmoi lajmin e hidhur duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e tij.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Dr.Arlind Lala, lindur më 9 Korrik 1984, në qytetin e Durrësit. Ai u diplomua në vitin 2007 pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dega Stomatologji. Dr.Arlindi ushtronte aktivitetin e tij si dentist në qytetin e Shijakut.

Në emër të Urdhrit të Stomatologut i shpreh ngushëllime familjes, bashkëshortes e të gjithë miqve e kolegëve të tij. U prehsh në paqe Dr.Arlindi! Presidenti i U.S.SH,” shkroi Deda në postimin e tij.

Nuk dihet ende arsyeja që i ka marrë jetën stomatologut. Ai është i njohur për publikun jo vetëm për punën si stomatolog, por për faktin iu vu dy herë eksplozív në vitin 2017 në aktivitetet e tij private. Hera e parë ishte në klinikën e tij dentare, ndërsa hera e dytë në një magazinë që e kishte marrë me qera.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular