BallinaKronikeVrasjet e bujshme në Fier e Vlorë, kush janë “të fortët” që...

Vrasjet e bujshme në Fier e Vlorë, kush janë “të fortët” që rrahën gardianët në paraburgimin e Vlorës

Emrat e Eduart Xhezo, Emilent Dhepa, Lulzim Demiraj, që dhunuan një tjëtër të burgosur si dhe gardianët në paraburgimin e Vlorës, nuk janë emra të panjohur. Ata janë të akuzuar për krime të rënda, ngjarje që “BalkanWeb” i risjell për publikun.

Lulzim Demiraj, 43-vjeç akuzohet se ka qëlluar me automatik, duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi, ngjarje e ndodhur në mars të 2018.

Ai bashkë me dy grabitës të tjerë hynë në pikën e këmbimit valutor, duke lënë të plagosur rëndë pronarin dhe një 53-vjeçar, që shkoi për ta ndihmuar. Agur Vernozi humbi jetën në spital në Tiranë.

Ndërsa Eduard Xhezo është arrestuar nga policia në nëntor të 2019 për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj ndodhur më 4 gusht 2019. Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.

Arben Beqirajt u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup. 34-vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. Thuhet se shkak është bërë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit të tij.

Ndërsa Emilent Dhepa është dënuar me 12 vjet heqje lirie, pasi është konsideruar si superhajduti i dyqaneve në Tiranë. Emilent Dhepa, 38 vjeç, ishte i papunë dhe të vetmin burim për të siguruar të ardhurat e familjes kishte gjetur grabitjen e dyqaneve të ndryshme në disa zona të Tiranës. Për të realizuar grabitjet ku operonte i vetëm, 38-vjeçari përdorte armë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular