BallinaAktualitetMos fol më pa letër në Kuvend/Vajza e Mitrush Kutelit shpërthen ndaj...

Mos fol më pa letër në Kuvend/Vajza e Mitrush Kutelit shpërthen ndaj Spiropalit: Turp! Arrogante, burracake

spot_img
spot_img

Vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko ka shpërthyer kundër fjalimit të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ditën e sotme në seancën plenare.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Pasko shkruan se ka ndjerë tmerr nga deklaratat e ministres në lidhje me debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Paska mes të tjerash shtron habinë e saj se si një zonjë deputete shpërdoron energjinë rinore me këto banalitete. “Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!”, shkruan Pasko.

‘Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu…

Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar? Po si mundet, nqse qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentet e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo? Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”!

Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!

Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit!

Dhe s’di si mund të përligjë vetë Km. E. Rama pohimin se i paska qëndruar mendimit që kishte krijuar prej vitit 1998, sipas të cilit ndërtesa e Teatrit bashkë me kompleksin Teatror nuk kanë vlerë!? Në këto 22 vite, nuk paska dëgjuar asnjë mendim prej specialisti, për arkitekturën ose historinë e këtij kompleksi, të denjë, që do të meritonte përgjigjen e tij? Arroganca për të shumëzuar me zero çdo gjë që u vjen kundër është e neveritshme!

Atëhere si e spjegon angazhimin e tij në ndërtimin e pedonales në mandatin e fundit si kryebashkiak, pedonale e bërë me fondet e BE-së, përuruar nga Basha, në vjeshtë-2011, që merr fund me projektin e fundit Rama-Veliaj?

Pse nuk e pyesin për këtë gazetarët?’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular