BallinaAktualitetNjoftimi, nga 18 maji hapen për studentët konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit

Njoftimi, nga 18 maji hapen për studentët konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit

Duke filluar nga data 18 maj, konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit do të hapen për akomodimin e studentëve. Një gjë e tillë bëhet me dije përmes një njoftimi nga Rezidenca Studentore Universitare e këtij fakulteti.

Në njoftim thuhet se do të zbatohen me përpikëmëri rregullat strikte të vendosur nga autoritetet shëndetësore.

Njoftimi: 

Duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, ju bëjmë me dije për vendimin e marrë në lidhje me rihapjen në shërbim të studentëve të godinave akomoduese të RSU2.

Duke filluar prej datës 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Udhëzimet e përcaktuara do ti gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Stafi i RSU2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme. Duke ju uruar më të mirat për ju dhe familjet tuaja, shihemi më 18 maj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular