BallinaAktualitetOerd Bylykbashi: Gjobitja e Bashës dhe e biznesit hakmarrje politike dhe e...

Oerd Bylykbashi: Gjobitja e Bashës dhe e biznesit hakmarrje politike dhe e paligjshme

Oerd Bylykbashi: Gjobitja e Bashes dhe e biznesit hakmarrje politike dhe e paligjshme

Para pak kohesh kam paralajmeruar per pandemine e AUTOKRACISE sepse masat e jashtezakonshme te Edi Rames jane ne kundershtim me Kushtetuten. Ato kufizojne te drejtat kushtetuese ne menyre joproporcionale.

Sot u dha prova e vertete qe Edi Rames, masat e jashtezakonshme dhe gjendja e fatkeqesise natyrore i duhen per shkeljen e lirise se qytetareve dhe goditjen e Opozites dhe jo per te luftuar Covid 19.

Kreu i Opozites dhe PD zhvilloi takime ne qytetin e Durresit me perfaqesues biznesesh qe po vuajne pasojat e renda te masave te pajustifikuara te Edi Rames. Kryeministri po i mbyt bizneset, nderkohe Opoztita u qendron prane, merr mendimin e tyre dhe propozon masa per lehtesimin e veshtiresive.

Nderkohe qe pandemia flet me shifra, dhe keto shifra nuk justifikojne dot kufizimin e lirive themelore dhe atyre ekonomike sic ka bere qeveria, pandemia ekonomike ka kapur per gryke biznesin dhe qytetaret e thjeshte. Por Edi Rama nuk pranon qe perfaqsues te biznesit te ankohen tek opozita.

Ne nje mase te paprecedent, Policia ka gjobitur bizneset e pefshira ne aktivitet me liderin e Opozites dhe qe shprehnin ankimet kunder qeverise. Edi Rama i mbyt ekonomikisht dhe i ndeshkon kur ankohen.

Por ne veprim haptazi kunder opozites politike, ka gjobitur edhe kreun e PD dhe drejtuesit e deges se PD ne Durres per aktivitetin politik. Kjo eshte hakmarrje e paster politike dhe pengim i aktiviteteve kushtetuese te Opozites.

Por nuk mund te mos jene ‎edhe qesharake. Policia i heq lejet e drejtimit te automjeteve perfaqesuesve te Opozites qe kishin shkuar ne kembe ne aktivitet. Kjo hakmarrje eshte qesharake por edhe e kunderligjshme.

Keto akte te paligjshme duhen revokuar menjehere. Perndryshe do te konsiderohen shkelje e ligjit dhe shpedorim detyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular