BallinaKronikeFusnin në “kurth” tregtarët e vegjël italianë..../Kush është shqiptari i arrestuar pjesë...

Fusnin në “kurth” tregtarët e vegjël italianë…./Kush është shqiptari i arrestuar pjesë e grupit

Policia italiane ka goditur një rrjet kreditorësh me interesa stratosferike, ku midis të arrestuarve është edhe një shqiptar. Arrestimet e së martës çuan në pranga edhe dy familje italiane.

Mediat italiane, të cilat japin detaje për arrestimet, theksojnë se 6 personat e prangosur nuk i përkisnin një organizate të vetme, pasi ata punonin veçmas, por kishin “klientë” të shumtë të përbashkët.

Kryesisht, viktima të grupit ishin artizanë të vegjël ose tregtarë të tillë, të cilët ishin në vështirësi në këtë periudhë të zgjatur të krizës ekonomike.

Secili prej tyre, duke mos pasur mundësi për të marrë kredi të legalizuar, iu drejtua njërit prej tre grupeve, ndërsa interesat e kredive prej tyre ishin thuajse sa dyfishi i shumës. Pra, për të mbuluar “vrimat” nga një huamarrës, sipas hetimeve, ata u kthyen tek një tjetër, duke i zhytur viktimat thellë e më thellë në borxhe.

Njëri prej të arrestuarve ishte veçanërisht i tmerrshëm për viktimat, duke u mburrur vazhdimisht për marrëdhëniet e tij me krimin e organizuar dhe duke adoptuar metoda veçanërisht të përgjakshme për të realizuar pretendimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular