Për të dytën ditë radhazi është rritut ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në vend. Ditën e sotme u konfirmuan 18 raste të reja, duke e çuar në 916 numrin total të të prekurve.
Ndërkaq, përfaqësuesja e ISHP, Silva Bino njoftoi se situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar. Mirëpo, është rritur numri i të shtruarve në terapi intensive, ku ndodhen katër pacientë.
Një ditë më parë u raportua vetëm një pacient në njësinë e terapisë intensive, ndërsa orët e fundit janë shtuar edhe 3 të tjerë duke e çuar në katër numrin e të shtruarve, gjendja e të cilëve është e rëndë.
Sakaq, Durrësi është kthyer në një zonë të rrezikshme, ndërsa më parë kishte dalë nga harta Covid, pasi të gjithë të infektuarit u shëruan. Sot u konfirmuan 7 raste të reja, duke e çuar në 9 numrin e të prekurve. Shkak për këtë përhapje është bërë një fasoneri.
E pranishme në konferëncën e sotme për shtyp, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi për mbyllje nëse do të vijohet me rritje të rasteve të reja me koronavirus.