BallinaAktualitetAUDIO/Shfryhet peticioni i Veliajt, Robert Ndrenika: Nuk kam firmosur për prishjen e...

AUDIO/Shfryhet peticioni i Veliajt, Robert Ndrenika: Nuk kam firmosur për prishjen e Teatrit, por…

Teksa emri i tij u shfaq dje në një peticion ku kërkohej shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Robert Ndrenika ka sqaruar sot pozicionin e tij.

Ndrenika deklaron se “nuk kam firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar, por për ndërtimin e një teatri të ri”.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, shprehet ai.

“Me këtë peticion ne kërkojmë që politika e të gjitha anëve, të mos na bëjë as ne, as projektin e Teatrit të ri Kombëtar, pjesë të lojës apo çorbës së saj. Ne Ju drejtohemi me kërkesën publike që të ndaloni menjëherë politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje! Ne duam të ndajmë me Ju dhe publikun shqiptar, bindjen tonë se kushdo që do të përpiqet ta përdorë më tej emrin dhe skenën e Teatrit Kombëtar për teatro të natyrave të ndryshme, pa asnjë lidhje me teatrin tonë, nuk do as të mirën e kulturës shqiptare, as të mirën e Teatrit Kombëtar dhe as të mirën tonë jo dhe jo!”, thuhej ndër të tjera në peticionin e publikuar mbrëmjen e djeshme.

Por përveç Ndrenikës ka patur edhe aktorë të tjerë që kanë mohuar firmosjen e një peticioni të tillë.

Deklarata e plotë e aktorit dhënë “Tema”-s:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular