BallinaKronikeMakina përplas të moshuarin me biçikletë në Tiranë

Makina përplas të moshuarin me biçikletë në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Një 65 vjeçar i cili lëvizte me biçikletë ka mbetur i aksidentuar pasi është përplasur nga një automjet në lëvizje.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur në bulevardin ‘Bajram Curri’
I moshuari u përplas me makinë nga një 25-vjeçar me inicialet L.C., i cili tashmë është shoqëruar në komisariat nga policia.

Ndërsa 65 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2020, rreth orës 14:41, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjeti është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.2 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular