BallinaAktualitetTeatri/Artistët dhe qytetarët në gatishmëri, kanë sinjale se policia do ndërhyjë sonte...

Teatri/Artistët dhe qytetarët në gatishmëri, kanë sinjale se policia do ndërhyjë sonte për prishjen

Burime bëjnë me dije se aktorët dhe aktivistët që mbrojnë Teatrin Kombëtar po përgatiten për një ndërhyrje gjatë mbrëmjes së sotme nga IMT për shembjen e godinës.

Ata thanë për Fax News se kanë sinjalizime serioze që do të ketë ndërhyrje dhe për këtë do të përdoret edhe forca e policisë së Shtetit dhe atyre bashkiake.

Kujtojmë se prej disa ditësh ka kaluar në pronësi të bashkisë së Tiranës trualli dhe godina e Teatrit Kombëtar ndërkohë që kompetencën për të shembur e ka marrë IMT në varësi të pushtetit vendor.

Protestat dhe zëri i artistëve e aktivistëve është shtuar akoma më shumë se fundmi, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet, deklaratat e forta dhe përfshirja e aktorëve më të lartë të shtetit në debatin për çështjen në fjalë.

Nga ana tjetër, mësohet se numri i personave që po qëndrojnë në shesh momentalisht është më i pakët se një natë më parë, ndërsa kanë ndikuar jo pak edhe gjobat që kanë vendosur efektivët e policë personave që lëvizin pranë Teatrit.

Kundërshtarët e shëmbjes së TK thonë se janë vigjilent dhe në rast të një ndërhyrje të palajmëruar, kanë marrë të gjitha masat për të mobilizuar sa më shumë njerëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular