Një nga 3 njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së së kancelares gjermane, Johann Wadeful ka bërë sot një deklaratë të fortë, që paralajmërim se çështja e Teatrit Kombëtar mund të jetë një kusht i ri për nisjen e negociatave.
‘Si një mbështetës i perspektivës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me nxitim dhe dhunë më zhgënjeu dhe më trishtoi.’- shprehet Wadeful, një mbrojtës i madh i të ardhmes Europiane të Shqipërisë.
Nga pozicioni i në kryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, ai ka lobuar në grupin e CDU, por dhe me Holandën dhe vendet skeptike. Por me prishjen e Teatrit Kombëtar, tani Wadephul shpreh zhgënjim për këtë vendim.
‘A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente te vendeve anëtare, kur refuzuan të thonë ‘po’ për hapjen e negociatave?’
Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së, praktikisht një nga 3 njerëzit më të fuqishëm në partinë e kancelares Merkel, e ka mbyllur postimin e tij duke tërhequr vëmendjen për demokraci dhe të drejtat e qytetarëve.
STATUSI NGA JOHANN WADEPUHL
Si një mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë. Prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më lanë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave? #demokracia #CivilRritjet
As a strong supporter of #Albania s #EU perspective the demolition of #NationslTheater w/ rush and violence left me disappointed and sad. Were all my opponents in several national parliaments right, when they refused their “yes” for starting negotiations? #democracy #CivilRights