BallinaOP EDFaktorët e kiminalitetit, pse dhe kujt i duhet dhënë mundësia e dytë...

Faktorët e kiminalitetit, pse dhe kujt i duhet dhënë mundësia e dytë…

Nga Irgena Dokollari

Kriminalogjia është një fushë shumë e bukur por edhe në të njëjtën kohë delikate për atë cfarë ajo sanksionon.Me kriminalitet kuptohet tërësia e veprave penale të cilat janë të shumëllojshme dhe të larmishme.Cfarë rol luan kriminalogjia në sanksionimin e veprave penale?

Ajo luan një tërësi rolesh sic janë:përcaktimi i shkaqëve që kanë cuar një individ në kryerjen e veprave penale,faktorët e ndryshëm të cilët ndikojnë në rritjen e kriminalitetit por edhe cka është më e rëndësishmja në opinionin tim parandalimin e kryerjes të veprave penale.Parandalimi i kryerjes të veprës penale mendoj që ka dy pika kryesorë në të cilat përqëndrohet.E para është që autorët që kanë kryer një vepër penale të edukohen dhe të mos përfshihen më në veprimtari kriminale ndërsa e dyta është që personat më të rrezikuar për tu përfshirë në veprimtari kriminale sic janë(adoleshentët,personat gjakënxehtë,personat në vështirësi financiare)etj ti mbrojmë dhe të marrim masa që mos jenë pjesë e kriminalitetit.Shoqëria dhe personat që e përbëjnë atë janë e ardhmja e cdo vendi të botës ndaj edhe politikat sociale në lidhje me shmangjen e kriminalitetit dhe institucionet riedukuese duhet tju kushtohet një rëndësi shume e madhe.

Teori të ndryshme janë dhënë në lidhje me individin si kriminel.Disa teori janë me bazë biologjike të cilat thonë  se individi lind kriminel.Këtu dua të citoj edhe Cezare Lombrozo i cili si mjek psikiatër që ishte ka shprehur se individi lind kriminel dhe janë disa karakteristika të tijat në tipare që e përcaktojnë të tillë.Një tjetër teori është ajo e faktorëve gjenetikë e cila në thelb të saj përcakton se njëriu mund të trashëgojë një gen kriminaliteti.Teoria e racës ishte një tjetër teori e cila thoshte se njerëzit me ngjyrë janë të prirur të përfshihen në kriminalitet.Ka një sërë teorishë të cilat janë mundur ti përafrohen sa më shumë arsyes pse kriminaliteti ka marrë përmasa botërore dhe ec me një hap të pandalshëm.Sa i përket mendimit tim them se teoria e cila paraqet më shumë besueshmëri është ajo e faktorëve socialë.Sigurisht që individi nuk mund të lindi kriminel.Të gjithë ne kur vijmë në këtë botë jemi të barabartë,quhemi foshnje të pafajshme.Por disa nga ne ndjekim rrugen e drejtë ndoshta sepse edhe faktorë të ndryshëm nuk ndikojnë tek ne, ose sepse prindërit apo edukuesit tanë na mbikëqyrin dhe na futin në rrugën e duhur disa të tjerë bëhen viktima të të qënurit shkelës të rregullave,moralit të shoqërisë tonë apo shkelës të të drejtave dhe lirive të të tjerve.Faktorët që këta individë priren drejt kryerjes të veprave penale janë të shumtë:(shoqëria,familja,edukimi,faktorët ekonomikë) .Pra mjedisi social është një mikrob i cili ushqen shoqërinë,ushqen kulturën e individëve duke i bërë të devijojnë nga e drejta e sanksionuar.Familja luan një rol tepër cilësor në edukimin e individit,i referohem dhe shprehjes të njohur e cila thotë :Fëmija pasqyron prindërit.Dobesimi i familjes si rrjedhin i rritjes se divorceve është një tjetër faktor shqetësues.Gjithashtu edhe faktorë si dhuna në familje,dhuna ndaj të miturit etj. Ky është një element sigurisht por një familje e shëndoshë do të ketë më shumë mundësi të edukojë një individ të shëndoshë për shoqërinë dhe një person i cili i nevojitet vendit.Familja duhet të ketë parasysh dy karakteristika kryesore.E para është që fëmija nuk duhet lënë kurrë mbas dore ndërsa e dyta është që fëmijës kurrë nuk duhet ti jepet një vëmëndje e tepruar.Përvec edukimit familja duhet të mbikqyri fëmijën e vet në cdo hap të tijin.Pra të interesohet me kë shoqërohet,të interesohet për vendet që ai frekuenton por jo duke e mbytur atë sepse duke u ndjer i kontrolluar në cdo hap të jetës mund të jetë një factor nxitës i sjelljes kriminale.Faktrorët ekonomikë janë sërish një shqëtësim në mbarë botën sepse një numër të konsiderueshëm zenë edhe vjedhjet e thjeshta apo ato në bashkëpunim për arsye ekonomike.Po,ashtu edhe shoqëria luan rol shumë të rëndësishëm.Ajo e treq individin drejt rrugës të saj. Sigurisht,më thuaj me kë rri dhe do të të them se kush je.Është e pashmangshme që të mos marrësh huqet,zakonet apo veprimet e dikujt me të cilin shoqërohesh për një kohë të gjatë.

Sigurisht që vepra penale kryejnë edhe të mitur,fëmijë apo persona të rritur. Por unë analizën me pak fjale e filloj që në hapat e para të krijimit të personalitetit,dhe unë mendoj që personaliteti krijohet kur individi fillon të kuptojë apo ta ndajë të mirën nga e keqja.Kështu që shpesh faktorët që unë citova me lart e bëjnë një individ të mos e ndajë të mirën nga e keqja por të jet shkas edhe i prurjes të të tjerve në veset negative.Duke u shoqëruar me një person i cili është konsumues i lëndëve narkotike,apo i alkolit ndoshta jo sot por nesër është e sigut që do e provosh edhe ti.E keqja më e pakët do të ndodhte me ata persona të cilët provojnë dicka për herë të parë në jetë dhe e lenë aty pasi e kuptojnë se cfarë shkatrrimi do të ishte për ta kryerja e këtij veprimi.Por do të ishte një e keqë shumë e madhe përata persona të cilët e vazhdojnë konsumimin dhe madje bëhen edhe konsumatorë të rregullt.Këtu lind edhe kryerja e veprave penale.Sigurisht që Kodi Penal parashikon që një vepër penale e kryer në ndikimin e lëndëve  të cilat nuk të lejojnë të kuptosh veprimin që ti po kryen nuk dënohet.Jam dakort me këtë pasi një person nuk e kupton veprën që kryen në atë momente,por individi i cili është dëmtuar cfarë faji ka që të bëhet pjesë e një vepre të tille dhe ti cënohet jeta apo të drejtat e tij.Ndaj duhet bërë një kujdes shumë i  madh dhe duhet që politikat sociale të jenë nxitëse kundrejt një shoqërie të pastër dhe kundrejt një rinie e cila duhet të motivohet për të patur një të ardhme të shndritshme dhe jo të lihet pas dore qoftë edhe duke mos i  folur për rëndësinë që ka moskonsumimi I këtyre lëndëve.Organet kompetente të cilat janë përgjegjëse për dënimin e këtyre veprave penale mendoj që duhet të kenë në fokus jo vetëm ndëshkimin  e tyre duke marrë masa mbi këta individë që kanë cënuar në mënyrë të paligjshme të drejtën e personave të tjerë por duhet të priren drejt dhënies të një vendimi riedukues dhe parandalues.Për drejtësinë nuk duhet të ketë rëndësi më shumë dhënia e një dënimi ,privimi i lirisë,gjobat apo kufizimet e lirisë sesa duhet të paraqesi rëndësi që një person mbas vuajtjes të dënimit të jetë i shëruar.Kur them i shëruar nënkuptoj që ai duhet të ketë marrë një mësim dhe të jetë I gatshëm për të qënë një individ I cili nesër do të shërbejë për vendin tonë,nuk do të jetë një element negative që të përfshije dhe të tjerët në rrethin e tij kriminal port ë japë shpresë tek shoqëria që edhe pas gabimeve mund të jesh një individ i mirë. Sigurisht që dënimi duhet dhënë për të frikësuar pjestarët e një shoqërie që të mos kryejnë një sjellje antiligjore dhe kjo nuk duhet përjashtuar sepse sigurisht që paraqet një rëndësi të madhe. Kur ti e riedukon dikë ke shprehur që ai ka një mundësi të dytë në jetë. Të gjithë e meritojnë një mundësi të dytë në jetë, sigurisht që nuk do të kishte vlera pë ata persona të cilët shfaqin karakteristika të tilla që nënkuptojnë se ata nesër sërish do të jenë indikatorë të kryerjes të veprave penale. Por shumica e personave për të cilët paraqitet me rëndësi dhënia e një mundësie të dytë duhen mësuar sesi ta përdorin këtë mundësi në jetë. Pasi nëse ata nuk do dinë si ta përdorin kjo do të ishtë një zhgënjim jo vetëm për ata por edhe për drejtësinë e cila ju jep një mundësi duke shpresuar tek ata dhe tëk fakti që një person më shumë po i shtohet të mirës dhe të drejtës.

Angazhimi shoqërorë për çrrënjosjen e së keqes dhe eliminimin e dukurive devijante nga shoqëria, përbën një element thelbësor për luftimin e së keqes.Dhe duke qënë se jemi të gjithë në të njëjtën lokomotivë, gabimet e të çarat diku bëhen më të dukshme, marrin përmasa dhe mund të zhvillohen tek fëmijët ende të paplotësuar.Duke i luftuar të gjithë së bashku faktorët që cojnë në kryerjen e veprave devijante dhe duke iu thënë po nismave të ndryshme me qëllim luftimin e cdo lloj vepre penale qoftë edhe me dhënien e një argumenti si një individ i thjeshtë apo me dhënien e një argumenti të plotë si një jurist i denjë ne duhet të bëhemi bashkë për këto problematika të të gjithë shoqërisë.Krimi na shqëtëson të gjithve dhe të gjithë neser mund te jemi edhe viktima të një vepre penale ndaj edhe ndërgjegjësimi shoqeror duhet të jetë masivme qëllim të një jetëse sa më të qetë.

Tomas D”Akuini – Krimi është jo vetëm cënim i rregullave hyjnore,por edhe i të mirave të përgjithshme të shoqërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular