BallinaOP EDTë bëjmë një Kod Zgjedhor, jo produkt marrëveshjesh e kulisash, por të...

Të bëjmë një Kod Zgjedhor, jo produkt marrëveshjesh e kulisash, por të sigurojë barazinë e votës dhe rezistojë kohës

Nga Agron Duka
Kryetar i PAA
Të nderuar kolegë
Dua ta shfrytëzoj këtë kohë për të tërhequr vëmendjen tuaj si deputete , por edhe gjithë publikut për cështjen më të rëndësishme që kemi aktualisht në dorë, reformën zgjedhore.
Padyshim që është e trishtueshme që një komision parlamentar i krijuar posacërisht për të reformuar Kodin Zgjedhor e mbylli mandatin pa vënë as një pikë e asnjë prejse në Kod. Dhe tani duhet të presim rezultatet e një komisioni të ri. Nuk dua të paragjykoj fare se cfarë do të bëjë ky komision. Përkundrazi jam i prirur të besoj e mendoj se do të bëjë një punë të mirë. Ndaj jam këtu për ta nxitur atë, dhe gjithë aktorët politikë në këtë sallë, per te bere maksimumin qe te kemi një kod zgjedhor më të mirë se ai qështë aktulaisht.

Nuk bëhet fjalë këtu për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi ai është detyrim, por për të implementuar së paku rekomandimet e OSBE-së, që janë shumë të rëndësihme për të garantuar zgjedhje të drejta.

Ne nuk kemi nevojë për një kod që të kënaqë dy palët, vetëm që të bëhen 84 vota për ta miratuar. Këtu ka interesa shumë më të mëdha se interesat e socialistëve, demokratëve apo partive të tjera. Ne duhet të bëjmë një kod që të sigurojë zgjedhje të lira , të drejta dhe në fund të pranueshme nga të gjithë aktorët pjesëmarrës.

Fatkeqësisht kodi aktual nuk I plotëson këto kërkesa. Në cdo vend tjetër zgjedhjet bëhen të djelën, të hënën del rezultati dhe të martën secili shkon në punë të vet. Ne duam 3 muaj të numërojmë votat, 6 muaj të bëjmë denoncimet dhe vazhdojmë deri në zgjedhjet e radhës me akuzat dhe padi për vjedhjet.

Ne duhet të bëjmë një kod që të sigurojë barazinë e votës. Që vota e qytetarëve të shndërrohet realisht në pushtet, dhe jo kod që një deputet e nxjerr ne 3 mijë vota e një me 25 mijë vota.

Në duhet te kemi një kod që ti rezsitojë kohës,dhe jo sa mbarojmë një palë zgjedhje fillojmë diskutimet për të bërë kod të ri, e në fund kemi bërë më të keqin e mundshëm. E kemi bërë këtë zgjedhje pas zgjedhjesh dhe asnjëherë nuk kemi bërë një gjë të mirë, sepse secila palë që ka rol në hartimin e kodit, e ka mendjen ku te shtojë apo të heqë ndonjë nen që nuk i intereson për veten e saj.

Ne duam që të bëjmë një kod që ta votojmë të gjithë, 100% e deputetëve në këtë sallë. Por që kjo të ndodhë Kodi nuk duhet të bëhët produkt marrëveshjesh e kulisash, por produkt i një ndershmërie në shërbim të demokracisë dhe qytetarëve.

Jemi 35 vjet nga rënia e komunizmit dhe ende quhemi demokraci hibride.

Organizojmë samite ndërkombëtare dhe na pëlqen ta shikojmë vendin tonë në këtë rol në raport me vendet e medha e demokratike. Por ndërkohë ende nuk bëjmë dot një pale zgjedhje të drejta e të rregullta.

PAA, PR dhe PBDNJ kanë depozituar në parlament një projektligj që synon ndryshimet ne kodin zgjedhor.

Nëpëmjet këtyre ndryshimeve mund të arrijmë që vota të shkojë aty ku orientohet dhe të shprehet realisht vullneti i votuesve. Ne mënyrë të përmbledhur propozimet tona konsistojnë në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për

1-Lista të hapura

2-Votimin e Diasporës

3-Rikthimin e koalicioneve të përbëra. Në mënyrë që vota te numrohet për atë që votohet, ne propozojmë

4-korrektim kombëtar e cila paraqitet si e vështirë të behet zgjerimi i zonave zgjedhore .

Propozojmë gjithashtu

5-Votim dhe numërim elektronik.

Shumica e partive opozitare janë dakort me propozimet tona,por duhet edhe një vullnet politik i maxhorancës për të patur nje kod zgjedhor sa më të drejtë të pranuar nga te gjithë dhe të qëndrueshëm në kohë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular