BallinaOP EDGrushti i Policisë mbi minorenët, mirësjellja për kriminelët! Policinë e Lleshit mos...

Grushti i Policisë mbi minorenët, mirësjellja për kriminelët! Policinë e Lleshit mos e ktheni në të leshit…

Nga Kevin Myrto

Ngjarjet e fundit, të raportuara në media, flasin për një dhunë shtazarake, të pa-preçedentë, e ushtruar nga Policia e Shtetit, kundrejt një fëmije jo me tepër se 15 vjet, e ndodhur dje në kryeqytet. Është viti 2020 dhe akoma nuk po arrijmë të kuptojmë fytyrën e vërtetë të Policisë së Shtetit, akoma nuk kemi arritur të kuptojmë se cilët realisht ajo lufton. Ligji nr 108 I vitit 2014 për Policinë e Shtetit, kreu 4, neni 17, përcaktojnë qartë se detyrat e Policisë së Shtetit janë mbrojtja e jetës, shëndetit, pronës publike dhe private, ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, parandalimi, zbulimi dhe hetimi, në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, veprat penale dhe autorët e dyshuar të kryerjes së tyre etj. Në detyrat që i atribohen Policisë së Shtetit askund nuk përmendet përdorimi I dhunës kundrejt minorenëve dhe personave të pa mbrojtur. Atëherë përse këto veprime shtazarake u shfaqen dje nga forcat e rendit, çka denigruan në një shkallë të lartë uniformat blu, përse u dhunua një I mitur dhe për më tepër nga 4 efektivë ? Çfarë kërkon Policia të tregojë me të tilla veprime, fuqinë e dhunës së saj apo rikithim e diktaturës dhe metodave të fort urryera te ish Partisë së Punës dhe armës së saj gjakatare, Sigurimit të Shtetit ?!
Një Shqipërie demokratike që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, ia ul vlerat një Polici e këtij niveli sepse ajo nuk plotëson standartet bashkëkohore europiane dhe perëndimore por mesa duket ka ngelur në standartet e saj të trashëguara nga sistemi I kaluar të orientuara drejt lindjes. Si mundet që në mes të ditës me diell, në mes të kryeqyteti, ajo që shohim nga Policia është dhuna, dhuan dhe vetëm dhuna ?! Këtu nuk kemi të bëjmë as me një juntë ushtarake dhe as policore por me një shtet demokratik të së drejtës, së vlerave morale dhe qytetare mbi të cilat ky vend është ngritur. Të tilla veprime të ulëta që përdhosin në maksimum uniformat blu zbehin akoma më shumë besimin e qytetarëve tek Policia duke ditur se vendi ynë nuk ka një traditë të mirë besimi në këto institucione për shkak edhe të tmerreve që ka shkaktuar rregjimi I kaluar I Hoxhës duke përdorur këto institucione për të terrorizuar dhe vënë nën kontroll gjithë popullsinë nga Vermoshi në Konispol. Nëse sot Ministrat e Brëndshëm dhe punonjësit e Ministrisë përkatëse dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë shpalosin filozofinë e tyre për rolin e Policisë në komunitet, duhet të dinë se si ta shpalosin dhe ta hedhin në terren atë për të gjetur rrugët e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Veprime dhune të këtij kalibri nuk bëjnë gjë tjetër veçse e largojnë akoma më shumë komunitetin nga Policia.
Policia e Shtetit nuk është një institucion dhune dhe terrori që mund të përdoret sipas dëshirës dhe sipas tekave të këtij apo atij punonjësi/drejtuesi që mban veshur uniformën blu. Policia e ditëve të sotme është një institucion I mbushur plot dështime, duke nisur që nga efektivët e shumtë kokëboshë që janë në përbërje të saj, për të vazhduar tek mos-angazhimi I saj në luftën kundër krimit dhe koorupsionit e për të përfunduar tek mos-zgjidhja e sa e sa shumë rasteve të vrasjeve të mbetura pa autor. Publiku shqiptar I ka gëlltitur të gjitha këto dështime të Policisë së Shtetit, i ka duruar madje disa edhe I ka harruar por të ushtrosh dhunë pas gjithë këtyre dështimeve të njëapasnjëshme kjo do të thotë që meqënëse nuk I biem dot gomarit ti biem samarit. Megjithatë, unë mendoj së këto probleme duhen parë më në thellësi, më në rrënjë, aty ku ato kanë zanafillën. Të veshësh uniformën e Policisë së Shtetit do të thotë që je bërë pjesë e misonit të saj, në shërbim të rendit dhe sigurisë. Mirëpo problemi qëndron se këto fjalë qëndrojnë vetëm në parim sepse kur vjen puna tek zbatueshmëria, realiteti flet për veprime si ky I rastit të mbrëmshëm.
Brezi I ri që po plotëson strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, qysh në momentin kur mori arsimin bazë policor, duhet të ketë kuptuar apo kuptojë se të jesh në shërbim të forcave të rendit nuk do të thotë të jesh gangësteri më i ri i qytetit, nuk do të thotë se mund të bësh çtë duash me qytetarët, nuk do të thotë se mund ti fyesh apo keq-trajtosh vetëm e vetëm se mban uniformën blu e cila për sa kohë je në detyrë ty të ofron imunitet dhe paprekshmëri. Të tillë individë po dëshmojnë se janë shtuar mjaft në rradhët e Policisë së Shtetit në kryeqytet e pothuajse në të gjitha rrethet. Individë të tillë, thellësisht injorantë, e konceptojnë Policinë e Shtetit si pronën e tyre private, si çifligun e babait, duke shpërdoruar postin dhe detyrën që kanë vetëm e vetëm për shkak të mbështetjeve të veçanta që gëzojnë apo edhe thjesht prej budallallëkut të tyre. Një Polici e mbushur me injorantë, me gangësterë rrugësh që kanë si shembuj frymëzimi Nehat Kullën, Aldo Barren etj, e tejmbshur me balerina, striptiste dhe dashnore kriminelësh që çojnë informacionet e punës të freskëta tek ta, çka çon në dështimin e operacioneve të Policisë, duket në thelb paska një problem madhor, në organikën e saj ka individë të pa përshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre dinjitoze. Jam shumë koshient që jo të gjithë bëjnë pjesë në këtë rreth të lart-përmendur por mos guxojë kush të më thotë se “balerinat” që janë në shërbim të Policisë së Shtetit nuk kanë qënë pjesë e punëve të pista si shpërndarja e drogës, prostitucioni etj.
Jo shumë kohë më parë, ministri në detyrë, Sandër Lleshaj do të shprehej në një intervistë të tijën për median, se fytyra e tij do të ishte ajo që do të shfaqte Policia e Shtetit. Tani nuk di të them nëse është vërtet kjo fytytra e zotit Lleshaj në ngjarjet që kemi parë, në dhunën kundrejt 15-vjeçarit, në ngacmimet e policit të patrullës nga makina kundrejt një femre duke e prekur në vende të papërshtatshme në publik, në dhunën e demonstruar në Sheshin Skënderbej kundër Shoqërisë Civile, në momentet kur patrullat e Policisë të ndalojnë për një kontroll rutinë dhe komunikimi I tyre është nën zero, madje në raste të shumta edhe banal, ( kjo më së shumti kur ndesh efektivë te seksit femër ), thua se sapo kanë kapur “Hamit Matjanin”. Si përfundim, është e vështirë të themi nëse këto veprime vinë si pasojë e shumë fytyrave të ministrit apo paaftësisë së punonjësve të rendit dhe mentalitetit të tyre në rolin e të fortit të rrugës. Mesa duket Policia e Lleshit po shkon drejt rrugës së leshit dhe do duhet një kohë e gjatë për ta ringritur për të plotësuar nivelet e duhura perëndimore për të cilat themi me mburrje se I kemi.
Duke qënë se siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ku askush nuk dënohet ose I vihet përgjegjësia për ngjarjet e ndodhura, le të fajsojmë atë që fajsojmë gjithmonë: Popullin. Epo mesa duket, fajet për veprimet arbitrare të efektivëve të rendit I ka populli. Përse ? Sepse jo më kot baracaletat që ai tregon, gjithmonë kanë brenda një polic!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular