Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi janë tre prokurorët që KLP ka përzgjedhur për SPAK. Kështu, skualifikohet Dorina Bejko. Tre prokurorët e rinj të SPAK betohen në datën 21 maj para Presidentit Meta, duke marrë kështu mandat të plotë.
Eshte zbardhur edhe pikëzimi për secilin për kandidatët që janë si më poshtë: Sotir Kllapi 174 pikë, Dritan Prenci 171 pikë, Vladimir Mara 168 pikë, Dorina Bejko 158 pikë
SPAK duhet të ketë 15 anëtarë në mënyrë që të funksionojë normalisht, pasi ka një numër të madh dosjesh që presin për tu hetuar.