BallinaKronikeSelanik/Gjyshi shqiptar arrestohet për ngacmim seksual ndaj 4 mbesave të mitura. Si...

Selanik/Gjyshi shqiptar arrestohet për ngacmim seksual ndaj 4 mbesave të mitura. Si u zbulua

Një akuzë anonime në një organizatë greke për mbrojtjen e fëmijëve “To hamogelo tou paidiou” ka cuar në arrestimin e një 76-vjeçari shqiptar për ngacmim seksual ndaj 4 mbesave të tij.

Sipas departamentit të policisë për mbrojtjen e të miturve të Selanikut, pas investigimit të kryer me kujdes, është hapur dosja kundër gjyshit të 4 vajzave të mitura, anëtarë të një familje shqiptare që jetonin në një apartament në zonën Neapoli të Selanikut.

Policia greke bën të ditur se të paktën vitin e fundit i moshuari ka abuzuar me provokime e akte të pahijshme në përsëritje kundër 4 mbesave të mitura në moshën 16 vjeçe, 12 vjeçe dhe binjake 9 vjeçare.

Të premten në darkë është siguruar dhe urdhërarresti pas provave dëshmuese dhe akuzës anonime, ndërsa 76 vjeçari shqiptar është dërguar në qeli ku do mbahet deri ditën e nesërme, e mërkurë, deri në seancën në hetuesi, ku përballet me akuzën e krimit të rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular