BallinaAktualitet“Një grusht shteti natën në kohën e koronës”- Gazeta austriake Derstandard artikull...

“Një grusht shteti natën në kohën e koronës”- Gazeta austriake Derstandard artikull për shembjen e Teatrit

Një nga gazetat më të rëndësishme austriake, “Derstandard” i ka kushtuar një artikull të gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Gazeta shkruan se me vendimin për shembjen e Teatrit, procedura rikujton fuqishëm veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe pak vite më parë.

Artikulli thotë se Rama e dinte që shembja në periudhën e pandemisë nuk do të haste rezistencë të madhe.

Artikulli i plotë: 

Natën e së shtunës vërshuan makineritë e rënda që rrëzuan muret dhe rruspat që bartnin rrënojat. Pas dy vitesh konflikti, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u shemb brenda natës. Kryeministri socialist Edi Rama triumfon. Njeriu, të cilit dikur i pëlqente të binte në sy në qarqet e artit, kishte shumë vite që predikonte për shembjen (e Teatrit) dhe ngritjen e një ndërtese të re.

Partia konservatore e opozitës, PD, instrumentalizoi muajt e fundit protestat kundër prishjes, gjë që sigurisht e bindi Ramën edhe më shumë për ta rrafshuar teatrin. Të dielën pati përleshje të policisë me qindra protestues, të cilët kanë dalë në rrugë rregullisht që nga viti 2018 në mbrojtje të trashëgimisë kulturore duke ndaluar disa prej tyre. Ata e cilësuan qeverinë Rama si një “diktaturë”, ndërsa disa të tjerë e quajtën atë “bandë mafioze”. Ndërkohë pesëmbëdhjetë organizata nënshkruan një deklaratë duke kritikuar rritjen e “dhunës dhe shtypjes së shtetit”, veçanërisht në një kohë kur opozita dhe sistemi gjyqësor mungojnë.

Një grusht shteti natën në kohën e Corona-s

Në fakt, procedura në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë të rikujton fuqimisht veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët gjithashtu gjatë natës në prillin e 2016 shkatërruan disa ndërtesa në lagjen e vjetër Savamala në Beograd. Njeriu “i fortë” i Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe njeriu “i fortë” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, kanë gjithashtu edhe në fusha të tjera famë të keqe për sjelljen e tyre autokratike në rajon. Dhe sigurisht Rama e dinte që gjatë pandemisë, gjatë së cilës aplikohen kufizime të rrepta të lëvizjes, nuk do të kishte thuajse asnjë rezistencë nga popullata – e për këtë arsye do të ishte më e lehtë për të të zbatonte vullnetin e tij.

Ndërtesa e teatrit që u projektua nga arkitekti italian Giuglio Bertè në 1939, ishte një lloj kazermë oficerësh për ushtrinë italiane dhe ka shërbyer si teatër kombëtar që nga viti 1947. Ajo i përket një ansambli arkitektonik italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, shoqata e arkitektëve dhe disa regjisorë kritikuan prishjen jo vetëm për shkak të mbrojtjes së monumentit të kulturës, por edhe për shkak të tenderimit të çuditshëm, shmangies së ligjit të konkurrencës dhe planit pothuajse të panjohur për teatrin e ri. Sepse sipas planeve, ndërtesa e re duhet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose zyrash – e në çdo rast, qytetarët do të humbnin hapësirën publike.

Masat shtypëse

Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti prishjen një “krim moral”. Zyra e Delegacionit të BE u shpreh si zakonisht butë si dylli, se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme. Ndërkohë nuk vihet re asnjë shenjë dialogu – përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit të kujtojnë gjithmonë e më tepër kohë shtypëse. Kështu u nxorën ligje për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Mund të përfundosh në burg për dy deri në dhjetë vjet. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet.

(Adelheid Wölfl, 19 maj 2020)

Artikulli origjinal

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular