Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, ka zhvilluar sot një takim prej 1 ore me Edi Ramën.
Takimi është zhvilluar në selinë e qeverisë.
Ambasada e SHBA-së me një postim në Facebook, ka bërë publike edhe temat e bisedës mes Yuri Kim dhe Ramës.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA, në Facebook:
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.
Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.
Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha së shpejti.