BallinaAktualitetNdryshimi i motit do zgjasë vetëm disa orë, sinoptikanët: Nga e enjtja...

Ndryshimi i motit do zgjasë vetëm disa orë, sinoptikanët: Nga e enjtja në mëngjes pritet…

Nga mesdita e sotme kanë hyrë në qarkullim masat ajrore të paqendrueshme me kontraste të forta termike ne vend.

Për rrjedhojë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër.

Reshjet e shiut në orët e mëngjesit do të përfshijnë gati të gjithë vendin.

Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje, aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 11º deri 23ºC
zonat e ulëta 13º deri 26ºC
zonat bregdetare 16 º deri 26ºC

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular