BallinaKronikeVëllai i kryebashkiakut te PS arrestohet për kultivim droge

Vëllai i kryebashkiakut te PS arrestohet për kultivim droge

Policia e Shtetit ka kryer në orët e fundit një aksion të gjerë në disa qytete të vendit, kundër kultivimit të drogës. Mësohet se aksioni është shtrirë në disa qytete, pas hetimeve që kanë zgjatur për më shumë se një vit. Derimë tani bëhet me dije se janë shoqëruar 40 persona në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një prani të madhe të punonjësve të policisë në rrugët e Kukësit, që duket se lidhen pikërisht me këtë operacion, ndërsa në mesin e të arrestuave që janë 20, ka dhe punonjës të policisë së shtetit.

Më poshtë janë dhe emrat e personave që janë vënë në pranga, ndërkohë që është pezulluar nga puna dhe Arben Kalaja, punonjës policie në Tiranë.

Po ashtu mes personave të arrestuar dyshohet se është dhe vëllai i kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuçi.  Personat e arrestuar janë: Kreshnik Murataj, Beqir Murataj, Shkëlqim Skacaj, Sali Kovaçi, Arben Tuci, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj, Pal Pergjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna, Arben Bejko, Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha, Rezart Tahiri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular