BallinaKronikeDetaje të reja/Si ndodhi plagosja e të riut në Kavajë

Detaje të reja/Si ndodhi plagosja e të riut në Kavajë

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e një 29-vjeçari gjatë natës në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë. BalkanWeb shkruan se Mario Xhafa fill pas plagosjes u dërgua drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Nëna e personit të plagosur tha se djali i saj kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje për t’u qethur tek berberi. Ajo është shprehur se dali i saj nuk ka pasur probleme apo konflikte me njeri dhe se ai nuk ishte objektivi i sulmit por ndodhej rastësisht aty.

Si policisë, autor i dyshuar i ngjarjes është 27-vjeçari Viskont Hysi, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Nga dëshmia e tij pritet të mësohet më shumë mbi motivet e krimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular