BallinaKronikeEMRI/Vritet me kallashnikov 25 vjeçari në Vlorë. Makinës i vihet zjarri me...

EMRI/Vritet me kallashnikov 25 vjeçari në Vlorë. Makinës i vihet zjarri me armen brenda

Nje 25-vjeçar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në lagjen e quajtur ‘Uji i Ftohtë’ në qytetin e Vlorës. Kristjan Breshanaj i kthyer vetëm 3 muaj më parë nga Belgjika është ekzekutuar rreth orës 00:30, teksa po kthehej në shtëpi në zonen e quajtur ‘7 pallatet’ duke e lënë të vdekur në vend.

I riu është goditur nga një distancë e afërt nga një automjet i llojit BMW me targa greke e cila është gjendur e shkrumbuar nga flakët në lagjen 10 Korriku në Vlorë.

Në brendësi të saj është gjendur e djegur një armë e llojit kallashnikov e shkrumbuar nga flakët e cila është përdorur gjatë atentatit.

K.B i cili mbeti i vrarë, është fytyrë e njohur për policinë teksa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Kristian Breshanaj ka marrë 5 plumba në trup që i kanë sjellë dhe vdekjen.

Mësohet se ai eshte vënë në pranga nga Policia e Vlorës më 23 qershor 2014, në kushtet e flagrancës ,pasi ju gjend lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, drejtonte mjetin tip ‘Volkswagen’ me targa AA 225AN pa leje drejtimi.

Ai është arrestuar së bashku me një person tjetër për veprat penale, ”Prodhime dhe shitje të lëndëve narkotike ,si dhe ”Drejtimi i automjetit ne drejtim te parregullt”.

Policia gjatë natës ka shoqëruar 12 persona në cilësinë e dëshmimtarëve okular.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular