BallinaAktualitetRama tregon çdo ndodhë me plazhet dhe kur do te hapen kufijtë

Rama tregon çdo ndodhë me plazhet dhe kur do te hapen kufijtë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga masat që ndryshojnë nga 1 qershori.

“Nga 1 qershori hapen kufijtë me fqinjët për të gjithë shqiptarët me pasaportë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave.

Kjo do të jetë java e fundit me kufizime, por fundjava do të mbetet pa makina edhe 2 fundjava të tjera për tu kthyer në tetor deri në mars të vitit të ardhshëm.

Deri në fund të muajit do të kemi një platformë për hapjen pjesë – pjesë të transportit publik” – tha Rama në një video në FB ulur poshtë ullirit të tij në Surrel.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular