BallinaKryesoreAtletet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand – Ja vlera...

Atletet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand – Ja vlera marramendëse e tyre

Vlera e një palë atleteve të caktuara shpesh është e lidhur me historinë që qëndron pas tyre. Këpucët e veshura nga Michael Jordan, për shembull, tregojnë historinë e karrierës së tij në basketboll dhe shërbejnë si fotografi në kohë. Këpucët e tjera janë të vlefshme për shkak se sa të rralla janë; një shembull është Nike Dunk SB Low Paris, i cili ka më pak se 200 palë në ekzistencë.

Kohët e fundit, Business Insider, raportoi se një palë atlete të veshura nga Michael Jordan janë shitur për më shumë se gjysmë milioni dollarë, duke i bërë ato atlete më të shtrenjta në ankand.

Business Insider së bashku me librin Guinness of Records World kanë publikuar atletet të cilat thyen rekordet e ankandit.

2013: Nike Air Jordan 12 (104,765 dollarë)

Në Dhjetor 2013, një atlete basketbolli Nike Air Jordan 12 të Michael Jordan u shitën nga një djalë të cilit iu dhanë atletet nga vetë Jordan pas lojës së tij të gripit” të vitit 1997, të quajtur kështu sepse Jordan ishte shumë i sëmurë ndërsa luante por akoma përfundoi duke shënuar 38 pikë.

Këpucët ishin veshur dhe firmosur nga Jordan, i cili ishte duke luajtur për Chicago Bulls në atë kohë. Ata i shitën për 104.765 dollarë një blerës i paidentifikuar.

2016: Atletet vetë-lidhëse të Nike Mag (200,000 dollarë)

Në Nëntor 2016, Fondacioni Michael J. Fox shiti një palë atlete vetë-lidhëse të Nike Mag, të cilët u frymëzuan nga një palë atlete në filmin e vitit 1989 “Back to the Future Part II.” Atletet u shiten për 200,000 dollarë.

2019: Nike Waffle Racing Flat “Moon Shoe” (437,500 dollarë)

Në korrik 2019, Sotheby’s shiti në ankand një palë atlete Nike Waffle Racing Flat “Moon Shoe” për 437.5000 dollarë. Këpucët ishin të paveshura, dhe ishin punuar me dorë nga Bill Bowerman, themeluesi i Nike.

Blerësi ishte sipërmarrësi Miles Spencer Nadal, i cili tha se planifikon të shfaqë atlete në Muzeun e tij Dare to Dream Automobile, i vendosur në Toronto, Kanada.

2020: Nike Air Jordan 1s (560,000 dollarë)

Në maj, Sotheby’s shiti në ankand një palë Nike Air Jordan 1s, të veshura në lojë nga Michael Jordan në 1985. Këpucët u shitën për 560,000 dollarë përmes ankandit në internet. Atletja e djathtë ka nënshkrimin e Jordanit. Ato priteshin të dilnin në ankand midis vlerës 100,000 dhe 150,000 dollarë, por u shitën për gati pesë herë më shumë, duke vendosur një rekord të ri për atletet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand.

Këpucët janë gjithashtu të ndryshme në madhësi, e majta është numër 13 dhe e djathta 13.5. Jordan thuhet se e ka preferuar këtë ndërsa luante. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular