BallinaAktualitet“Të dielat pa makina”, Artan Fuga reagon pas nismës së Ramës: Shqiptarëve...

“Të dielat pa makina”, Artan Fuga reagon pas nismës së Ramës: Shqiptarëve t’u ndalohet edhe seksi, sepse…

Akademiku Artan Fuga ka reaguar plot ironi pas nismes se deklaruar nje dite me para nga ana e kryeministrit te vendit Edi Rama, per te dielat pa makina, duke filluar nga tetori deri ne mars te vitit 2021, nisme qe ka lene shumekend te befasuar.

Me nje shenim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Fuga ben jo pa ironi nje propozim: Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen!

Postimi i Fugës

Pasi dëgjova zotin Edi Rama që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet,

t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të …
vetë spastrohen!

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular