BallinaOP EDTeatri u shemb me akt administrativ absolutisht të pavlefshëm

Teatri u shemb me akt administrativ absolutisht të pavlefshëm

Nga Shefqet Bruka

Përpjekja për të goditur penalisht dhe në opinionin publik grupin e ekspertëve që vetëm të tillë s’mund të jenë, më duket më tepër si një përpjekje tinzare për të shuar zemërimin qytetar nga shembja e Teatrit. Pergjegjësia ligjore kurdoherë është e vendimarrësit, që në ketë rast janë dy: Erion Veliaj dhe Edi Rama. Mosgoditja e tyre penalisht është shërbimi më i keq dhe më djallëzor që i behet Teatrit sepse: – Bashkia e Tiranës ka shembur një objekt publik që nuk e ka në pronësi. Pyetja është shumë e thjeshtë. Ku e ka bashkia certifikatën dhe kartelën e pronësisë së ndërtesës të Teatrit apo ka ndërmend ta marrë pasi e ka shembur? Para se të merret vendimi për shembjen e një objekti, kërkuesi duhet të vërtetojë tek vendimmarrësi pronësinë mbi objektin duke dorëzuar certifikatën dhe kartelën e pronësisë! – Vendimi për shembjen e teatrit është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm. E them ketë sepse së pari Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë kompetencë që të marrë vendime për shembje objektesh, pasi kjo kompetencë është e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). A mund të shembet një objekt me vendim të një organi që në asnjë germë të ligjin nuk e ka kompetencë? Pse është mënjanuar nga vendimmarrja e KKT? Së dyti edhe në rast se e marrim se kjo është në kompetencën e Këshillit Bashkiak përsëri kemi të bëjmë me një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm sepse kemi shkelje të rënda proceduriale. Procedura që e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm është ajo e mos zhvillimit të këshillimit me bashkësinë që në rastin konkret është e detyrueshme ( ligji 139/2015 neni 18 dhe neni 55/e si dhe ligjin 44/2015 neni 116/c) Pse u mënjanua procedura e këshillimit me bashkësinë? Së fundi dy fjalë në lidhje me ekspertizën e grupit të ekspertëve ,që siç e citova më sipër, ata vetëm ekspertë nuk janë. Por pavarësisht këtij deklarimi që mund të jetë subjektiv. Ekspertiza e tyre mund të miratohet ose të mos merret në konsideratë vetëm nga institucioni që ka kompetencë shembjen e objekteve. Ketë kompetencë në rastin e përmendur e ka vetëm KKT ( ligji 107/2014 neni 39 dhe Vkm 408, datë 13.5.2015 neni 11/ç). Për pasojë Prokuroria do të mbyllë çështjen e tyre ose Gjykata do t’i shpallë të pafajshëm sepse ekspertiza e tyre është shqyrtuar nga një institucion, në rastin konkret Këshilli Bashkiak, që nuk e ka kompetencë. Nesër ekspertët do jenë të pafajshëm, Teatri i shembur dhe zemërimi qytetar i shuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular