BallinaAktualitet"Shenja diktature", ish-kryeparlamentari: Urgjent dhe shumë e rendësishme! Fotografoni policët pa numra...

“Shenja diktature”, ish-kryeparlamentari: Urgjent dhe shumë e rendësishme! Fotografoni policët pa numra identifikimi

spot_img
spot_img

Ish-deputeti Kastriot Islami ka postuar një shënim në faqen e tij në Facebook ku iu bën thirrje qytetarëve që të fotografojnë të gjithë ata që hiqen si policë dhe që nuk kanë numër identifikimi.

“Me shumë gjasa Rama dhe Lleshaj kanë “veshur” në mënyrë antiligjore individë me rekorde kriminale si policë dhe “vajza” si police qe ditën dalin pa numër identifikimi për të terrorizuar qytetarët kurse natën po të njëjtat “vajza” futen në emra anonime në fb, rrjetet sociale e portale për t’ju kërcënuar e ofenduar me fjalë të ndyra”, shkruan Islami

Ja postimi i plotë:

Urgjent dhe shumë e rendësishme!
Të nderuar miq,

Ju ftoj juve në nismën për të fotografuar me ndihmën e celularit tuaj të gjithë policët e policet qe nuk mbajnë mbi uniforme as foton dhe as numrin e identifikimit… Më e mira është qe t’i fotografoni duke ruajtur qetesinë sa herë ju ndalojnë, madje edhe sikur tju duken policë të “rregullt”…

Shënim: me shumë gjasa Rama dhe Lleshaj kanë “veshur” në mënyrë antiligjore individë me rekorde kriminale si policë dhe “vajza” si police që ditën dalin pa numër identifikimi për të terrorizuar qytetarët, kurse natën po të njëjtat “vajza” futen në emra anonime në fb, rrjetet sociale e portale për t’ju kërcënuar e ofenduar me fjalë të ndyra. Këto janë shenjat e një diktature që po jep shpirt…Këtë mesazh shpërndajeni të gjithë miqeve tuaj në fb, në what’s up, në portale dhe kudo…

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular