BallinaAktualitetMiratohet vendimi, patentat shqiptare do të njihen në Turqi dhe anasjelltas

Miratohet vendimi, patentat shqiptare do të njihen në Turqi dhe anasjelltas

Tanimë, patentat shqiptare do të njihen edhe në Turqi edhe anasjelltas. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave bën të ditur se është arritur marrëveshja mes dy vendeve për njohjen e patentave.

Qytetaret shqiptarë do mund të udhëtojnë lirshëm në territorin turk edhe me mjetet e tyre private.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular