BallinaAktualitetDel urdhri/Kur hapen plazhet, kufijtë dhe lëvizja me makina

Del urdhri/Kur hapen plazhet, kufijtë dhe lëvizja me makina

Ministrja e Shëndetësisë ka firmosur urdhrin për heqjen e kufizimit të lëvizjes të vendosura për shkak të koronavirusit, të cilat fillojnë nga data 1 qershor.

Kështu, sipas urdhrit të firmosur nga Manastriliu, plazhet publike pritet të hapen më datë 6 qershor sipas protokolleve të sigurisë të miratuara më herët, ndërkohë që për hotelet do të lejohet hapja që më datë 1 qershor.

Gjithashtu, duke filluar nga data 1 qershor hapen kufijtë me të gjitha vendet si për hyrje ashtu edhe për të dalë nga vendi, ndërsa hiqete dhe detyrimi i karantinës 14 ditore për ata që futen nga jashtë në Shqipëri.

Ministria ndërkohë ka ndaluar transportin publik deri në një urdhër të dytë. Rrjedhimisht, asnjë autobus apo furgon nuk do të lejohet të bëjë transport të udhëtarëve edhe pse lëvizja ndërmjet qyteteve do të lejohet.

Urdhri parashikon një kufizim të lëvizjes nga zonat e gjelbra në zonat e kuqe dhe anasjelltas vetëm për fundjavën, ndërsa nga 1 qershori nuk do të ketë asnjë kufizim.

Urdhri parashikon:
-1 qershor lejohet lëvizja e lire në të gjithë vendin (me mjete private)
-1 qershor hapen kufijtë me të gjitha shtetet
-1 qershor hapen parqet e lojërave dhe aktivitete të ngjashme
-6 qershor hapen plazhet publike

Nuk lejohet ende:
-Transporti publik
-Dasmat
-Ceremonite mortore
-Hapja e kinemave
-Hapja e Teatrove
-Hapja e klubeve të natës

/abcnews.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular