BallinaKronikeE rëndë në Vlorë/Gjendet i vetëvarur në banesë 63-vjeçari

E rëndë në Vlorë/Gjendet i vetëvarur në banesë 63-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 63-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

Mesohet se, ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e saj.

Ja çfarë deklaron Policia:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular