BallinaKronikeKy është 65 vjeçari që përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait...

Ky është 65 vjeçari që përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, çfarë tha në Polici

Sa më shumë të “gërmosh” në historinë tronditëse që ndodhte në Tiranë, ku një 15 vjeçare abuzohej seksualisht prej kohësh nga ish roja e shkollës ku ajo mësonte dhe tre persona të tjerë, detaje shokuese zbulon.

65-vjeçari i arrestuar është Abaz Doku. Në dëshminë e tij para efektivëve, ai nuk e ka pranuar që e kishte përdhunuar të miturën.

“Vetëm e kam prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë“, mësohet të jetë shprehur i moshuari, raporton abcnews.

Sipas të miturës ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera. Nisur nga kjo dëshmi, policia po heton nëse i moshuari ka abuzuar me vajza të tjera në shkollë apo në zonë.

Ndërkohë, abcnews raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit, çelësat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular