BallinaAktualitetPas kthimit në normalitet dalin dy raste te Sanatoriumi, vdes pacientja

Pas kthimit në normalitet dalin dy raste te Sanatoriumi, vdes pacientja

Dy raste pozitivë me koronavirus janë zbuluar së fundmi te spitali “Shefqet Ndroqi”, teksa ky i fundit iu rikthye normalitetit, pasi prej javësh funksionoi si spital Covid.

ABC News mëson se një rast është një 80-vjeçare, e cila fillimisht ka qenë e shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Nga spitali, ajo ka shkuar në shtëpi. Ndërkohë pas 17 ditësh në shtëpi, e moshuara ka shfaqur kompikacione në mushkëri dhe është dërguar në Sanatorium, teksa ky i fundit u hap dhe nuk është më spital Covid.

80-vjeçarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mirëpo, teksa ishte e shtruar në Sanatorium, të moshuarës i është marrë tamponi dhe ka rezultuar pozitive me Covid-19. E moshuara është konfirmuar e infektuar nga virusi pasi kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, rasti tjetër në Senatorium është një pacient nga Librazhdi. Pasi i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv, ai është transportuar te Infektivi.

Kujtojmë se ditën e sotme ISHP konfirmoi 23 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular