BallinaKronikePlagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Shijak

Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Shijak

Një 28 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në Shijak.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 28 vjeçari Henri Isaj është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga për shkak të një konflikti të çastit ku kanë qenë të përfshirë tre persona mes tyre edhe i plagosuri.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje dhe me identitetin e autorit.

Informacion paraprak:

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP  Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular