BallinaKultureTrashëgimia Kulturore, (objektet e Kultit ne Prizren)

Trashëgimia Kulturore, (objektet e Kultit ne Prizren)

spot_img
spot_img

TRASHËGIMIA KULTURORE

(OBJEKTET E KULTIT NË PRIZREN)

ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC.PEDAGOGE

MAJ, 2020 – PRIZREN

Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore  dhe biodiversitetin. Trashëgimia kulturore përbën një grup të mirash kulturore të “artistizuara”, të cilat për natyrë të rëndësisë së tyre të veçantë historike dhe kulturore kanë interes publik dhe përbëjnë pasurinë e një vendi. Përkufizim i termit ”trashëgimi kulturore” është i kohëve të fundit (vitet 60-të), ardhur si referim terminologjik dhe jo plotësisht shterrues përmes një rruge të gjatë dhe të mundimshme legjislative. Objektet e trashëgimisë kulturore mund të jenë të luajtshme (të transportueshme) ose të paluajtshme (të ankoruara përgjithmonë në vendin për të cilin janë ndërtuar). Trashëgimia kulturore është një realitet dinamik sepse është një tërësi e hapur dhe jo e mbyllur dhe si e tillë jo definitive, por gjithnjë në zgjerim, sepse ajo vijon të jetë pjesë e gjetjeve të vazhdueshme përgjatë kërkimeve në fushën e historisë së artit dhe arkitekturës, arkeologjisë, dokumentacionit arkivor dhe bibliografik të cilat nuk ndërpriten kurrë.Trashëgimia kulturore (Materiale) e Kosovës është krijuar në mes të qytetërimeve antike, dhe asaj pas erës së Re. Kjo trashëgimi  është e pasur dhe ngërthen në vete një thesar të pasur kulturor, dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Trashëgimia jonëështë e pasur, dhe është në çdo cep të Kosovës. Parqet,  Qendrat arkeologjike, Parqet natyrore, Galeritë e artit, Arkivat fotografike e filmike, Kalatë, Kullat, Monumente fetare dhe banesat popullore, Kalldrëmet e rrugicat e ngushta, Shatërvanët si edhe të gjitha muzetë e saj, janë pjesë e historisë sonë kulturore. Vlen të përmendet se për Trashëgiminë tonë kulturore,historike dhe politike në vend,flasin dëshmitë e parahistorisë, periudhës klasike dhe asaj ilire. Përmes këtyre dëshmive, vendi jonë tregon që  ka vlera dhe cilësi, që janë të njohura  Brenda dhe jashtë vendit. Një pjesë e trashëgimisë sonë kulturore është edhe nën mbrojtjen e UNESCO – s

OBJEKTET E KULTIT

Prizreni, epiqendra kulturore, ekonomike dhe religjioze, pasqyron një realitet të gjallë në Kosovë. Ndërtimet e objekteve kulturore dhe fetare, organizimi i festivaleve të ndryshme, tregon dhe njëherëë frymën pozitive që jeton tek ne. Më poshtë do të shohim, objektet kulturore, që janë ndërtuar ndër shekuj tek ne:

KALAJA E PRIZRENIT

Kalaj e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren.Ky objekt pasyqron identitetin tonë kombëtar dhe kulutor në vend. . ky monument konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. Kalaja e Prizrenit, ështëëendërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike.Ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit.Fillet e saj (Kalasë), i gjejmënë periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Në periudhën e pushtimit Osman,Kalaja zgjerohet për të përforcuar dhe ndërtuar muret e saj, dhe të pasurohet me objekte të tjera të fushave të ndryshme si Hamame dhe Xhami. Poashtu,ky objekt ka shërbyer edhe për nevoja ushtarake. Në aspektin ndërtimor, Kalaj është ndarë në  3 komplekse: 1. Qyteti i Epërm – Akropoli.

  1. Qyteti i poshëtm dhe 3. Qyteti Jugor. Në fillim, ky objektështëpërdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912. Kalaja e Prizrenit, në vete ngërthen një pjesë të rëndësishme të historisë tonë në përgjithësi.Pozita e saj gjeografike, pozicioni i saj dominues mbi qytetin, Peisazhi natyror shumë tërheqës, dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaftë mirë, e bëjnë këtë objekt shumë voluminoz dhe me vlera të padiskutueshme historike, turisitike dhe arkeologjike. Si përfundim mund të themi se Kalaja e Prizrenit është ndër pikat më interesante për hulumtime historike dhe kulturore në vend. Në vitin 2008, është bërë restaurimi dhe konsverimi i Kalasë, me ç’rast i ka hapur dyert e saj për promovimin e vlerave historike, turizmit kulturor, vlerave ndërfetare dhe artitekturale në territorin e Kosovës.

(KALAJA E PRIZRENIT)

NAMAZXHAHU – MONUMENT KULTURE

Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë.Fjala Namazxhah rrjedh nga gjuha persiane që do të thotë vend për falje (apo lutje). Në vitin 1455,  Prizreni ra nën sundimin e Perandorisë Osmane. Isa Beu, ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmetit. Poashtu, Isa Beu është  njohur për ndrtimin e Namazxhahut, që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtarëve të Perandorisë Osmane në Prizren. Vlen të përmendet që mjeshtri kryesor  dhe mbikqyrës  I këtij tempulli ishte Ahmed Çaushi. Mjeshtri dhe mbikëqyrësi kryesor ishte Ahmed Çaushi.Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren Namazxhahu, ky tempull, përveç faljes nga ushtarët turq të asaj kohe, filloi të shërbente edhe për falje nga bujqërit që punonin tokat e tyre.Ndryshe në popull, Namazxhahu njihet edhe si Kërëk Camii, apo Xhami e thyer.Me përkrahje edhe të Komunës së Prizrenit, hartohet dhe implementohet projekti i restaurimit të Namazxhanut dhe parkut rreth saj.Namazxhahu është ndërtuar me planimetri drejtkëndëshe nga gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror. Nëpërmjet tri shkallëve ngjitet në platenë ku gjendet një mur me lartësi rreth 1 metër, ku është paraqitur nisha që e shënjon mihrabin. Në këndin e djathtë të murit gjendet minarja me bazë katrore dhe trung gjashtë këndor, të punuar nga gur të gdhendur.

(NAMAZXHAHU)

URA E GURIT

Ura e vjetër e gurit në Prizren, gjendet në pjesën (qendrën) e qytetit të vjetër. Vlen të përmendet se përmes kësaj ure kalon Lumi i Bardhë.Pretendohet që në bazë të materialit, teknikës dhe stilit të urës, Ndërtimi isaj  mendohet të jetë bërë në fund të shek. XV ose në fillimi të shekullit të XVI. Në pjesën lindore të urës,  gjendet Ura e Arastës, kurse në pjesën perëndimore gjendet Ura e Lanetit. Mendohet që në vitin 1979, ishte në vërshim i madh i lumit, ku  shkaktoi rrënimin e urës në tërësi.Pas një mobilizimi të atëhershëm qytetar të Prizrenit,  dhe sipas projektit të hartuar nga M. Gojkoviq, (ing.), me datë 5 qershor 1982 fillojnë punimet për rindërtimin e saj. Pas 3 vitesh ndërtimi, urës iu kthye normaliteti. Duke u mbështetur në vlerat dhe trashëgiminë kulturore dhe arktitektonike të kësaj ure, ruhen  edhe traditat dhe kultura jonë shumë shekullore në Prizren.

(URA E GURIT)

SAHAT KULLA

Sahat Kulla (Ora e qytetit), u ndërtua në vitin 1498, gjegjësisht në shekullin e XV.Ndërtuesi (themeluesi) i këtij objekti është Shemsedin Ahmet Beu.Ky object ka shërbyer për ti orientuar qytetarët për llogaritjen e kohës. Poashtu, ky object, ka shërbyer si Hamam (Banjo – në kohën e Perandorisë Osmane), dhe këtë mund ta shfrytëzonin vetëm shtresat e larta shoqërore në atë kohë.  Vlen të theksohet se, në mungesë të fakteve dhe burimeve të shkruara, nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam.Por mendohet se funksionin e tij fillestar në mesin e shek. XIX,  është ndërtuar Kulla e Sahatit. Ndërtuesi i kSahat Kullës, është Eshref Pashë Rrotullit.Në bazë të këtij fakti mund të konstatohet se hamami ishte pjesërisht i rrënuar që në shek. XIX. Pas luftërave të fundit në Kosovë, Objekti ishte lënë pas dore dhe shfrytëzohej nga banorët përreth si depo. Në vitin 1972 kur filluan punët restauruese dhe konservuese.Pas 3 viteve restaurim dhe konsverim i këtij objekti, Sahat Kulla kthehet në muze të qytetit të Prizrrenit. Pas përfundimit të luftës së  fundit në Kosovë, në këtë object është i vendosur Muzeu Arkeologjik i Prizrenit, ku ruhen të dhëna historike dhe artefakte të ndryshme që tregojnë rëndësinë  shumë shekulore të Prizrenit. Muzeu gjithashtu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të regjionit të Prizrenit, gjegjësisht nga komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës.Të gjitha materilaet janë të prezentuara dhe kanë një diapazon kronologjik të gjerë që nga neoliti i hershëm, eneoliti, periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e hershme dhe mesjeta e vonë.Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm dhe tulla, ndërsa si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror.Kulmi ka shtatë kupola dhe tri qemerë, dhe të gjitha janë të mbuluara me pllaka të plumbit.

(SAHAT KULLA)

HAMAMI I GAZ MEHMET PASHËS – MONUMENT KULTURE

Hamami i Gaz Mehmet Pashës u ndërtua në vitin 1563-1574, nga Mhmet Pasha i Shkodrës.Ky object gjindet në qendër të qytetit të Prizrenit. Në vitin 1833, në këtë janë bërë restaurime, ku është e vendosur edhe pllaka për restaurimin e tij nga vëllezërit Tahir dhe Mehmet Rrotulli. Poashtu, vlen të përmendet se Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, shkolla e mesme (medresa), shkolla fillore (mejtepi), biblioteka dhe mauzoleumi (tyrbja).

Ky object (Hamami) është i llojit “çifte hamam” që është përdorur nga të dy gjinitë në të njëjtën kohë. (kjo vlente për shtresën e lartë të perandorisë Osmane). Është ndërtuar me gurë të ndryshëm.Pjesa e hamamit për meshkuj është pak më e madhe se pjesa tjetër për femra. Hamami ka të gjitha hapësirat që kanë hamamet e këtij lloji, pra përbëhet prej pjesës hyrëse (pjesa për pritje si dhe për pije), pjesës së garderobës, pjesës qendrore ku bëhej larja, djersitja, dëfrimi si dhe pjesës së kaldatores që gjendet në pjesën jugore të objektit. Hamami është ndërtuar nga gur të ndryshëm në kombinim me tulla.Muret kanë një trashësi rreth 90 cm, të suvatuara nga ana e brendshme. Pullazi i objektit ka dy kupola të ndërtuara mbi tambure, në pjesën e ftohtë (pritja) dhe nëntë kupola të vogla që janë mbi pjesën e ngrohtë të Hamamit. Pjesa e garderobës dhe kaldatores është e mbuluar me qemerë.Mbulesa është me tjegulla në pjesën e ftohtë, ndërsa me pllaka të plumbit në pjesët tjera.Hamami deri në vitin1964, ka qenë i rrethuar me locale të ndryshme, mirëpo me kalimin e kohës janë liruar ato hapësira për shkak të restaurimit të objektit në tërësi.Poashtu, edhe në vitet e 70 të shek.XX janë bërë përsëri disa restaurime në këtë object. Pas përfundimit të luftes, gjegjësisht në vitin 2000, pjesa e ftohtë e Hamamit përdoret për aktivitete tëndryshme HamamiI Gaz Mehmet Pashës, paraqet njërën prej ndërtesave më karakteristike të periudhës Osmane në Prizren, me rëndësi të jashtëzakonshme historike, religjioze, arkitektonike, shoqërore dhe mjedisore.

(HAMAMI I GAZ MEHMET PASHËS)

  1. Foto 1. Objekti nga jashtë,
  2. Foto 2. Objekti Brenda.

LIDHJA SHQIPËTARE E PRIZRENIT

Lidhja Shqipëtare e Prizrenit nuk ishte vetëm një mbledhje e udhëheqësve politikë, ushtarak  e popullit. Ajo përfaqësonte vullnetin e gjithë kombit shqiptarë. Qëllimi i saj (Lidhjes së Prizrenit), ishte mbrojtja e të drejtave gjithëpopullore në të gjitha aspektet: Ekonomike, Socilae, Religjioze dhe Kulturore. Lidhja  e Prizrenit (nga osmanishtja Prizren Ittifaki ose Ittihadi)ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kososvës. Delegatët që morën pjesë në mbledhjen e përgjithshme dhe krjimin e lidhjes së Prizrenit, ngritën një organizim, që kishte fuqinë të vendoste taksa dhe të mobilizonte një ushtri. Pas një mbledhjeje, Lidhja u organizua në tre komitete, për Punët e Jashtme, për të Brendshmet dhe për Financat.

  • Komisioni i Punëve të Jashtme përbëhej nga Abdyl bej Frashëri me bashkëpunëtorët Shaban bej Pejën, Galip bej Shkupin dhe Asaf efendi Manastirin. Ky komision merrej me dërgesat e lutjeve dhe protestave ndaj Kongresit dhe me korrespondencën me filoshqiptarët e me shqiptarët jashtë atdheut.
  • Komisioni i Punëve të Brendshme përbëhej prej Haxhi Shabanit nga Prizreni, myderrizit të Shkupit Qorr Abdyl Efendiut, Mahmut Qypërliut dhe Esat pashë Tetovës. Merrej me administrimin e territorit, mbajtjen e qetësisë, mbledhjen e ushtrisë vullnetare dhe kishte fuqi zbatuese.
  • Komisioni i Financës përbëhej nga Sulejman agë Vokshi, Zija bej Prishtinës, Shefik bej Gjilanit dhe dy të tjerëve, të cilët nuk dihen. Kujdeseshin për mbledhjen e fondeve për armatimin e ushtrisë dhe furnizimin e saj.Më 27 shtator 1878 në gazetën “Tercüman-i sark”, botuar në Stamboll, kryeredaktor i së cilës ishte Sami Frashëri, u botua një program autonomie për vilajetet e banuara nga shqiptarët. Sipas tij, duhej që këto vilajete: Të bashkoheshin në një vilajet shqiptar; Nëpunësit që do të punonin atje të dinin gjuhën shqipe; Dy herë në vit të mblidhej një Kuvend i Përgjithshëm i vilajetit;  Gjuha e shkollës dhe e administratës të jetë shqipja, turqishtja të përdorej vetëm në komunikim me pushtetin qendror; Të krijohej një milici shqiptare për gjithë vilajetin. Qëndrimi fillestar centralist i dokumentuar te Kararnameja mori kahje autonomiste nga fundi i 1887 me sa duket nga ndikimi i Abdyl Frashëri.

Sot, përveç rëndësisë historike, artitektonike, religjioze, Lidhja Shqpitare ka një rëndësi të veçantë kulturore dhe historike. Ndikimi i saj ndër shekuj, do ta thyej autoritetin e heshtjes mbi të cilin është ndërtuar hstoria e Kombit tonë.

(LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT)

NDËRTESA BELEDIE

(Ish ndërtesa e Kuvendit të Prizrenit)

Ndërtesa e Beledies –apo ndërtesa e Kuvendit të Prizrenitështë ndërtuar në lagjen në shekullin XIX-të në lagjen Tabak-hane. Kjo ndërtesë ka shërbyer si object Komune dhe çështje administrative në kohën e Perandorisë Osmane. Në Prizren. Ky objekt gjindet në Zonën Historike të qytetit, gjegjësisht në kufirin perëndimor të Zonës Historike dhe në pjesën veriore të Lumbardhit të Prizrenit. Kjo ndërtesë ka planimetri drejtëkëndëshe, dhe është ndërtuar në kat.  Karakteristikë e kësaj ndrtese është trajtimi i duhur i fasadës së jashtme, zbukurimet  dhe dekorimet e ndryshme të plastikës murale, të rregulluara sipas stilit Barok.Fasada ballore, ajo kah rruga mbi derën hyrëse e ka ballkonin e rrethuar me gardh të hekurt.Enterieri karakterizohet me elemente të drugdhendjes, në shtyllat e punuara, parmakët e shkallëve dhe tavanet. Vlen të përmendet tavani në dhomën kryesore të katit, i punuar me drugdhendje dhe i dekoruar me piktura murale me motive florale. Në anën veriore të ndërtesës gjatë shekullit XIX rridhte përroi dhe pranë tij ishte ndërtuar kroi i gurit “Beledije”.

Ndërtesa Beledye tregon një shembull tipik dhe unik të një  ndërtese publike dhe administrative që është ndërtuar gjatë shekujve. Dhe si ndërtesë e tillë ka një vlerë të madhe historike, artistike, kulturore dhe shoqërore.

Ndërtesa e vjetër e Prizrenit

Renovimi i ndërtesës Beledije (ish ndërtesa e Kuvendit të Prizrenit)

 

p.s, Në këtë objekt, tani është vendosur Drejtoria e Turizmit të Prizrenit 

TRASHËGIMIA KULTURORE – JO MATERIALE

Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Poashtu, trashëgimia kulturore jomateriale dhe shpirtërore në vete ngërthen mënyrën, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë  tonë popullore. Objektet kulturore dhe fetare, veglat muzikore, hapësirat kulturore (Muzetë, objektet historike), tregojnë një pasqyrë positive dhe shumëllojshmëri të vlerave tona kombëtare dhe popullore.Të gjitha këto, pasqyrojnë pjesën përbërse të trashëgimis sonë kulturore.Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.Në trashëgiminë kulturore shpirtërore (jomateriale) bëjnë pjesë :1. Përdorimi i gjuhës në veprat letrare. 2. Folklori gojor i ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar. 3. Folklori vokal, koreografik dhe instrumental. 4. Zakone dhe doke tradicionale. 5. Besime dhe bestytni të traditës. 6. Zejet e ndryshme tradicionale.

VESHJET TRADICIONALE SHQIPTARE

Një rol të rëndësishëm në kulturën dhe trashëgiminë tonë luajnë edhe veshjet tona kombëtare. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, është përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historinë e tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore. nga gratë.Të gjitha veshjet tradicionale tregojnë faktorët dhe ndikimin e tyre ndër shekuj.Në aspektin tonë, veshjet tradicionale të grave janë ruajtur më me shumë kujdes s ato të burrave. Ndër veshjet tradicionale tek ne si komb janë ajo e Dukagjinit.Kjo veshje përbëhet prej një këmishe të bardhë prej pambukut me cepë të ngjyrosura. Ndërsa veshja e burrave, konsiderohej si symbol i bukurisë, ndonëse ishte më pak i ruajtur në krahasim me veshjet e grave. Të gjitha veshjet tradicionale janë më konsistente dhe m pak të ndryshueshme nga regjioni në regjion..Në përgjithësi veshjet tradicionale dallojnë nga kombi në komb.Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat.Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv.Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht. Për gra, tipet kryesore të veshjeve, janë: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë,njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala). Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës.Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë.Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshëne martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe.Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u pervishej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës.Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.Më poshtë do ti shohim disa nga veshjet tona tradicionale, nga viset e ndryshme shqiptare.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular