Nesër (te henen me 1 qershor) fillon zyrtarisht stina e verës, por duket se java e parë e parë do të sjellë mot të freskët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e nesërme, 1 qershor, do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Po kështu, edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot me vranësira, që do të pasohen edhe nga reshje lokale shiu.
Parashikimi i motit sipas SHMU:
Më poshtë po ju njohim me kushtet meteorologjike për javën e parë të muajit Qershor.
Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës.
Ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës.
Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi -jugperëndimi 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e premte do të fitojë intensitet hera-herës deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.