Këshilli Politik vijon mbledhjen teksa janë të pakta orët deri në përfundim të afatit 31 maj.
Një përfaqësues i ambasadës së SHBA ka marrë veçmas Gjiknurin dhe Bylykbashin për ecurinë e diskutimeve.
Ndërkohë opozita ka hedhur në tryezë të gjitha propozimet përfshi qeverinë tranzitore dhe rolin e Kushtetueses si Kolegj Zgjedhor ndërsa pritet përgjigjia e mazhorancës.