BallinaKronikeKush është viktima në Himarë, u qëllua me dy plumba, ja dy...

Kush është viktima në Himarë, u qëllua me dy plumba, ja dy pistat ku po hetohet

Ylli Luçaj është roja i cili u vra me dy plumba pasditen e sotme në fshatin Kuç të Himarës. Prej muajsh ai punonte duke ruajtur mjetet që shtronin rrugën e re të fshatit Kuç.

Ai u gjet i vdekur në pyll teksa nuk njihej si person problematik apo me precedent të mërpashëm penal. Nuk u gjet asnjë armë afër trupit të viktimës duke hedhur poshtë pistën e vetëvrasjes teksa të shtënat u dëgjuan nga banorët e fshatit që lajmëruan Policinë e cila rrethoi menjëherë zonën.

Dy pistat që po hetohen janë konfliktet e mërpashme personale të Luçaj apo konfliktet për rrugën pasi jo pak herë ka pasur tensione për rrugën e re mes firmës ndërtuese dhe banorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular