Fjalët e fundit të George Floyd, i cili u vra në mënyrë brutale nga një polic, që i mori jetën duke i vënë gjurin në fyt, tani janë duke “fluturuar” në qiellin e disa prej qyteteve të SHBA
Teksa protestat kundër brutalitetit të policisë vazhdojnë, artisti Jammie Holmes, zgjodhi këtë mënyrë për të bërë që fjalët e fundit të 46-vjeçarit të mos harrohen.
Postera që lexojnë “Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do më vrasin” u panë në qiellin e Detroit dhe New York.
Të tjera aeroplane në Los Angeles, Miami apo Dallas tërhiqnin posterat me fjalët “Më dhemb qafa” dhe “Më dhembin të gjitha”.
Fotot marrë nga CNN