Kërkesa e BE për reformë zgjedhore konsensuale, Basha falenderon komisionerin pë zgjerimin: Opozita e gatshme për të përmbyllur procesin me garanci për zgjedhje të lira e të ndershme
Kreu i opozitës shprehu falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme. “Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.”- u shpreh Basha.
Pak më herët, Komisioneri për Zgjerimin u shpreh:
“Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.”
Komisioneri për Zgjerimin e bëri këtë reagim, kur tryeza ka ngrirë dhe maxhoranca akoma nuk ka kthyer një përgjigje opozitës për mbledhjen e Këshillit Politik dhe arritjen e një marrëveshje.