BallinaAktualitet“Shqipëria në një fazë kritike të historisë së saj”- Yuri Kim: Shpenzuam...

“Shqipëria në një fazë kritike të historisë së saj”- Yuri Kim: Shpenzuam 9 orë me Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, por…

spot_img
spot_img

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha se takimet me Këshillin Politik për reformën zgjedhore do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke konfirmuar kështu se palët nuk kanë arritur ende konsensus.

Në daljen për gazetarë, zonja Kim tha se nëse palët arrijnë konsensus përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është i mirëpritur ky konsensus, por shtoj se nuk mund të pranohen propozimet në kundërshtim me këto rekomandime.

Që të tre kemi shpenzuar rreth 9 orë me të gjithë anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë. Është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjithë palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të përfitojë. Shqipëria mike dhe aleati ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë.

Sikurse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Mes tyre është reforma zgjedhore, e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe qëllimi ynë nesër, është që Shqipëria të mund të përmbushë të gjitha rekomandimet në mënyrë që të jetë anëtare në BE. Nëse Partitë arrijnë konsensus përtej përmasave. Nëse konsensusi për të cilat ODIHR nuk ka rekomanduar, palët nuk duhet të arrijnë tek këto kërkesa. Sikurse kam thënë, Shtetet e Bashkuara duan që Shqipëria të jetë në BE”- tha ambasadorja Yuri Kim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular