BallinaKryesoreVrasja e parë e majit 1990 në kufi, martiri cilësohej “kulak”

Vrasja e parë e majit 1990 në kufi, martiri cilësohej “kulak”

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë muajit maj 1990, kanë ndodhur 5 vrasje në kufi: Vat Beqi më 19 maj, Sokol Lika më 23 maj, Qamil Xhaja më 25 maj, Kujtim Xhaja më 28 maj dhe Bujar Osmani më 30 maj.

Më 19.5.1990 në Velipojë tentuan të kalojnë kufirin Gjek Marash Beqi (i cili banonte në Berat), vjeç 35 dhe Vat Marash Beqi, vjeç 25 banues në fshatin Velipojë. Të dy vëllezërit konsideroheshin me origjinë shoqërore kulake. Një ditë më parë, Vati shkoi në Berat te i vëllai Gjeka. Rrugës i ka shpjeguar se kishte vendosur të arratisej në Jugosllavite xhaxhai i arratisur në vitin 1953.

Rreth orës 22.00 me një kamerdare të përgatitur qysh më parë nga Vati janë nisur me det për të kaluar kufirin. Lëvizja e kamerdares është vërejtur nga njësiti i shërbimit me motoskaf që drejtohej nga komandanti i postës Bino Binaj, i cili ka qëlluar me pistoletë në ajër. Bino Binaj i urdhëroi të dilnin në tokë me not. Kur ata nuk pranuan. Atëherë Binaj i ka hedhur spirancën për t’i tërhequr. Vat Beqiri ka kapur litarin e spirancës. Binoja i qëllon menjëherë me automatik, por pa i vrarë. Motoskafi rimorkion kamerdaren ku mbaheshin Gjeka me Vatën. Në breg pas njësitit ka dalë fillimisht Gjeka dhe kur Vata ishte 2 – 3 metra larg bregut është qëlluar pabesisht me automatik nga Binoja, i cili ka vdekur në vend. Kufoma ju dorëzua familjarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular