BallinaAktualitetPërdhunimi i 15-vjeçares nga roja, pezullohet nga detyra drejtori i shkollës në...

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja, pezullohet nga detyra drejtori i shkollës në Kamzë

Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Kamzë, Besnik Daci është pezulluar nga detyra, disa ditë pasi u bë publik skandali i abuzimit të 15-vjeçares, nga roja i shkollës dhe tre të rinj.

News 24 raporton se pezullimi i tij është bërë deri në përfundimin e hetimit administrativ.

Roja i shkollës, Abaz Dogu i cili paguhej për të garantuar sigurinë e nxënësve, e ka ngacmuar seksualisht vajzën për një vit, duke i thënë se ‘ia dinte historinë’.

Ngacmimet dhe përndjekjet e tij ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular