Mbledhja e Këshillit Politik e zhvilluar në rezidencën e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim është ndërprerë për disa orë për të rifilluar sërish.
Ndërkohë që ekspertët e caktuar nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, pas takimit në rezidencën e ambasadores së SHBA, zhvilluan një takim në selinë blu, ku janë takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, të cilin e kanë informuar me detajet e negociatave.
Në takim ka qenë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është parë teksa i ngjiti shkallët e PD me vështirësi, pas nje lendimi që ka pesuar në kembë.
Pas takimit për rreth 30 minuta në selinë e PD, Bylykbashi dhe Vasili pritet të rikthen sërish në tryezën e negociatave
Ende nuk dihen detajet si ka shkuar procesi i negociatave mes palëve për finalizimin e një drafti konsensusal për reformën zgjedhore.
Ambasadorja e SHBA dhe diplomatët e tjerë të angazhuar në këtë proces ndërmjetësimi janë shprehur optimist se procesi do të finalizohet me konsensus./ Panorama.al